Sindi Arifi, ambasadore zyrtare e kompanisë së njohur
Tjetër sukses për bukuroshen shqiptare që jeton në Zvicër.
Sindi Arifi është bërë përfaqësuese zyrtare dhe imazhi i kompanisë së njohur “Carl F. Bucherer”, kompani që është krijuar në Lucernë të Zvicrës qysh nga vitit 1888. Kompania ka një prestigj të madh ndërkombëtar, sidomos në prodhimin e orëve me të njëjtin emër “Carl F. Bucherer”.
Shqiptarja e parë që ka fituar kurorën e një spektakli bukurie në Zvicër, “Mis Suisse Romande”, ajo gjithashtu ka marrë pjesë në shumë sfilata dhe kompani me emër jo vetëm në Zvicër, por edhe në metropole të rëndësishme europiane.
Më pas ajo iu përkushtua modelingut dhe drejton një blogun e vet www.karvain.com. Në këtë blog do të gjeni të reja nga bota e modës, njoftime për veshjet e fundit, aksesorët që zbukurojnë tupin femëror, etj.
Sindi Arifi e ka përshëndetur këtë sukses të karrierës së saj duke thënë: Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar për t’ju njoftuar se tashmë jam ambasador zyrtar i Carl F. Bucherer! Jam më shumë se nderuar që bëhem pjesë e kësaj familjeje të mrekullueshme!
Burimi: https://www.facebook.com/sindiarifi/photos/a.1454867571403245.1073741829.1441454162744586/2081879605368702/?type=3&theater