Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti gjerman: Tahirit t’i hiqej imuniteti…

Raportuesi për Shqipërinë në KE, njëkohësisht deputeti i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Gjermani, Thorsten Frei, ndodhet në Tiranë ku ka pasur takime me të gjitha palët politike dhe ka dhënë së fundmi një deklaratë për shtyp.

Frei duke ju referuar procesit të anëtarësimit në BE, tha kushteve për Shqipërinë i janë shtuar edhe dekriminalizimi i politikës dhe realizmi i reformës zgjedhore.

“Reforma zgjedhore është një nga 5 kushtet për çeljen e negociatave. Duhet të ketë një zgjidhje që pranueshmëria e zgjedhjeve të jetë më e mirë. Mendoj se është e rëndësishme që rekomandimet e OSBE/ODHIR të bëhen realitet deri në zgjedhjet lokale të 2019-ës që të rritet besueshmëria në zgjedhje”, tha ai.

Më tej Raportuesi për Shqipërinë në KE tha se “pika më e rëndësishme është reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut” dhe si shembull pengese për punën solli mungesën e ambienteve të punës për Komisionin e Apelit.

“Kam folur me komisionerët e Komisione për të kuptuar se në çfarë pike kanë arritur me punën e tyre. janë hartuar disa prej akteve të rëndësishme ligjore. Janë çuar dosje të rëndësishme por seancat e dëgjimeve që shërbejnë për vettingun do të fillojnë në mars. Dëshiroj të them se gjatë bisedave të mia më janë paraqitur përshkrime të ndryshme të situatës. Është e rëndësishme që të bisedohet me të gjitha palët por të shihen me shumë vëmendje të gjitha faktet e paraqitura”, theksoi Frei.

Më pas, deputeti i Bundestagut gjerman kaloi tek çështja e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se “mbetet për t’u parë nëse do të ketë vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha”.

“Goditja e peshqve të mëdhenj nuk është realizuar në mënyrë të mjaftueshme. Kam  ndjekur me shumë vëmendje çështjen Tahiri. Në pikëpamjen time është një problem i madh që në Parlament nuk është bërë heqja e imunitetit pa diskutime të mëdha. Nuk ka arsye pse duhet të mbrohen persona politikë, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë. Organet gjyqësore duhet të marrin vendime të rëndësishme. Ky rast është tepër i rëndësishëm për të parë arritjet konkrete dhe a është vërtetë Shqipëria në gjendje për të goditur emrat e mëdhenj”, argumentoi Frei.

Sipas deputetit gjerman është tepër e rëndësishme që në Shqipëri qytetarët të shohin perspektivë për të qëndruar dhe vendi duhet të tërheq investitorë të huaj për të rritur dhe për të përmirësuar ekonominë.

Please follow and like us: