SHBA, sanksione të reja kundër oligarkëve rusë
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se ai do të imponojë sanksione të reja “në një të ardhme të afërt” kundër rusëve të pasur, në shenjë të hakmarrjes ndaj Moskës për përzierjen e saj në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.
“Ne po punojmë në mënyrë aktive në këto sanksione”, tha mbrëmë Mnuchin në Komitetin e Financave të Senatit të Shteteve të Bashkuara.
Verën e kaluar Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka votuar për sanksione të reja kundër rusëve. Ky legjislacion me hezitim ishte nënshkruar nga presidenti, Donald Trump, i cili gjatë fushatës së tij zgjedhore është angazhuar për raporte më të mira me Rusinë.
Për ta respektuaar këtë ligj, Departamenti i thesarit muajin e kaluar e ka publikuar listën e 114 personaliteteve të larta politike ruse dhe 96 “oligarkëve”, për të cilët është thënë se kanë bërë pasuri ose autoritet, nëpërmjet lidhjeve me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.