Rama, dyshime për Metën në procesin e bisedimeve Tiranë-Athinë
Kryeministri Rama nuk e ka fshehur sonte frikën dhe dyshimin se Ilir Meta nuk është në brenda axhendës së tij për bisedime me rezultat të shpejtë mes Tiranës dhe Athinës për një marrëveshje me detin.
Duke folur në një intervistë në Klan Kosova me gazetarin baton Haxhiu ai tha se Presidenti nuk duhet të jetë i përfshirë në ndonjë axhendë që dështon bisedimet.
“Presidenti ka gjithë të drejtën e vet duke marrë parasysh që procesi vjen pas një rezultati të padenjë. Nuk mendoj se presidenti është i përfshirë në ndonjë axhendë politike për ta dështuar këtë proces. Nuk mund të ngruhet grup negociator, pa marrë plotfuqishmërinë nga presidenti në akord edhe me ligjin”, tha Rama gjatë intervistës.
Kushtetuta e dëtyron qeverinë që të marrë leje nga Presidenti për negociata për kufirin detar që prej rrëzimit që kjo gjykatë i bëri marrëveshjes së vitit 2009.
Ilir Meta ka filluar konsultimet me ish Presidentët e vendit si dhe me zyrtarë të lartë të politikës së jashtme në lidhje me këtë cështje ndërkohë që ka debat në lidhje me intepretimin e Kushtetueses për rolin e Presidentit, nëse është ai që vetëm autorizon negociatat apo edhe i udhëheq ato deri në fund.
Ilir Meta njihet për raporte të mira me Greqinë zyrtare. Edhe kur qeveria ku ai bënte pjesë kishte acarime me qeverinë greke Meta është pritur me një protokoll të nivelit më të lartë në Athinë. Para dy vitesh ai ishte atje si Kryetar Parlamenti dhe pati bisedime edhe me Kryeministrin Tsipras, Presidentin e vendit dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të Greqisë.