Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta piktori i njohur nga Shkodra

Ka ndërruar jetë ne moshën 93-vjeçare piktori i njohur shkodran Ndoc Gurashi. “Axha Ndoc” sic të gjithë të rinjtë e thërrisnin ishte piktori më i vjetër në qytet. Ai i ruante më shumë fanatizëm pikturat e tij aq sa nuk i pëlqente as t’ia fotografonin shkruan star plus. Jetonte në një shtëpi të vjetër shkodrane, të mbushur me kujtime e me piktura të vjetra plot vlerë.

Kush ishte Ndoc Gurashi

Ndoc Gurashi kryen gjimnazin franceskan “Illiricum”

Në vitin 1957 merr pjesë në ekspozitën e parë lokale të pikturës

Në vitin 1964 diplomohet për pikturë në Tiranë.

Në vitin 1973 është anëtar i Lidhjes së Shkrimatreve dhe Artistëve të Shqipërisë`´

Në vitin 1993 hap ekspozitë vetjake në Bari , Itali. Ka një koleksion me mbi 150 punime

Vleresimet

Në vitin 1962 dhe 1970 dekorohet me “Medalja e Punës” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor

Në vitin 1976 Kuvendi Popullor i jep titullin “Mjeshter i shquar në profesion”

Në vitin 1978 merr cmimin e dytë në një ekspozitë kombëtare me punimin “Një marshim i vështirë”

Në vitin 1983 Kuvendi Popullor e dekoron me urdhërin “Naim Frasheri” i klasit të dytë”

Në vitin 1985 Presidiumi i Kuvendit Popullot i akordon medaljen “Për shërbime të shquara shoqërore dhe shtetërore”

Në 2005 Këshilli Bashkiak i Shkodrës i jep titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

Please follow and like us: