Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Jemi të zhgënjyer me Edi Ramën

Pak ditë nga deklarata e Kryeministrit Rama për të pasur një president mbarëkombëtar, ka reaguar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Që në fillim, diplomacia amerikane ka shprehur zhgënjim ndaj kreut të qeverisë, duke e konsideruar deklaratën si të panevojshme.

“Ambasada e SHBA mbetet e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama, mbi Shqipërinë dhe Kosovën, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas ambasadës, “gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim, është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Sqipërisë me vendet fqinje”.

Ambasada u bën thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë, duke lënë mënjanë gjuhën ndarëse.

Për deklaratën e kreut të qeverisë ka reaguar edhe Brukseli, duke shprehur rezerva mbi këtë qëndrim.

Please follow and like us: