Spotify: Meloditë më të bukura gjatë aktit intim
Sipas një studimi të kryer nga Spotify, më shumë se 40% e njerëzve preferojnë të stimulohen nga muzika gjatë raportit seksual. Studimi i drejtuar nga psikologu muzikor Daniel Müllensiefen, ka patur për qëllim të anbalizojë raportin mes dashurisë, joshjes dhe muzikës dhe për të treguar rëndësinë e kësaj të fundit në jetën seksuale. Por cilët janë ritmet më të pëlqyera gjatë raportit? Kolona zanore e notave të dashurisë duhej të përbëhet nga këto 10 hite.
- Dirty Dancing – Kërcim dashurie
Kolona zanore e filmit kult, është absolutisht e preferuara gjatë seksit. Edhe vetë titulli “Kërcim i pisët”, është një premisë e shkëlqyer.
- Marvin Gaye – Sexual Healing
Në vend të dytë qëndron një këngë shumë sensuale, e aftë të krijojë atmosferën e duhur.
- Ravel – Bolero
E fuqishme, dhe elektrizuese. Thjesht perfekte.
- Berlin – Take My Breath Away
Një tjetër kolonë zanore e filmit “Top Gun”; romantike dhe joshëse deri në pikën e duhur.
- Barry White
Në këtë rast me shumë se se kënga është artisi që vlen. Me zërin e tij seksi, është në gjendje ta ktheje në magjik cdo takim erotik.
- Marvin Gaye – Let’s Get It On
Nje ultra hiti mjeshtrit te soul dhe ‘R&B, I afte te zgjoje dhe stimuloje erotizmin.
- Righteous Brothers – Unchained Melody
Kush nuk e kujton skenën e famshme të Patrick Swayze dhe Demi Moore, të përqendruar në krijimin e vazos së argjilës, duke nxitur një dëshirë të parezistueshme epshi?
- Celine Dion – My Heart Will Go On
Nuk mund të mungonte mbretëresha e “Titanic”, që duket perfekte për përkëdheljet nën dush apo në vaskë.
- Serge Gainsbourg – Je t’aime moi non plus
Ritme më të rafinuar, qëndrojnë në vendin e 9-të, por jo më pak ndjellës…
- Whitney Houston – I Will Always Love you
Cfarë është më eksituese se një premtim I dashurisë së përjetshme?E mrekullueshmja Whitney, me siguri ka shoqëruar shumë takime trupash me këtë hit.