Rama publikon artikullin e New York Times: Mundësi të shkëlqyera për investitorët e huaj
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte duke u përqendruar në sektorin ekonomik. Më konkretisht ai ka publikuar një artikull të “New York Times”, ku promovohen mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët e huaj. “Mirëmëngjes dhe me këtë artikull të Neë York Times për mundësitë e shkëlqyera që u ofron sot Shqipëria investitorëve të huaj përmes taksave më të ulëta dhe burokracive të reduktuara ndjeshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. Në artikull promovohen lehtësitë dhe mundësitë me të cilat përballen investitorët e huaj, mes tyre taksat e ulëta. Në artikull shkruhet se Italia është investitori dhe partneri më i mirë në Shqipëri, duke investuar 3.5 bilionë euro.
https://www.nytimes.com/reuters/2018/02/19/business/19reuters-albania-italy-investment.html