Tirana zbukurohet me dëborë në fund shkurti
Tirana është zgjuar nën ‘pushtetin’ e bardhësisë së dëborës edhe sot. Reshjet e borës kanë rinisur përgjatë natës, duke mbuluar qytetin me petkun e saj.
Por bora ka shkaktuar edhe probleme në rrugë për shkak të qarkullimit të mjeteve.
Kujtojmë se reshjet e borës që ishin parashikuar edhe nga meteorologët, nisën pasditen e djeshme për disa orë, ndërsa në darkë ndaluan për të rinisur gjatë natës.
Please follow and like us: