Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Meçollari ka certifikatë sigurie nga NATO

Pak ditë më parë njëri nga negociatorët e marrëveshjes së re të detit që po negociohet me Greqinë, Artur Meçollari u akuzua si spiun i shërbimeve të huaja, nga ish-kryeministri Sali Berisha, por zbulohet se ai rezulton të ketë marrë certifikatë sigurie nga NATO, një kopje të së cilës ka mundur të sigurojë për BalkanWeb gazetarja Marsela Karapanco.

Certifikata e sigurisë së NATO-s, e quajtur Cosmic Top Secret i është dhënë më 5 shtator 2016 me një kohëzgjatje deri më 22 prill 2020. Meçollari u dekorua për kontributin e veçante në misionet ushtarake nga sekretari Përgjithshëm i NATOS Jens Stoltenberg.

Ai vlerësohet si një ndër oficerët shqiptarë më të besuar nga SHBA, të cilit besuan atij një mision delikat në Afganistan. Pikërisht për këtë mision Meçollari ka marrë falenderime të veçanta nga James Mattis, Sekretari amerikan i mbrojtjes.
certifikata4

certifikata21

Kjo me sa duket nuk është një përplasje e re në distancë mes ish kryeministrit dhe ushtarakut të lartë. Përplasjet e Kapitenit të Rangut të parë Artur Mecollari me qeverinë e Berishës datojnë që në vitin 2012 kur mbrojtjen e drejtonte Arben Imami.

Artur Meçollari së bashku me Admiral Kudret Çelën u larguan nga detyra nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pasi kundërshtuan privatizimin e bazës së Bisht Pallës. Atë kohë Admirali Kudret Çela do të deklaronte se “Janë 75 hektarë që do të kalojë nga administrimi i ministrisë si një bazë detare në pronësi të një privati”. Këtë fakt e përforcon zëvendës ministri aktual i mbrojtjes Petro Koci i cili përmes një postimi në Facebook sqaron se “Mecollari u shkarkua vetëm 24 orë pasi bllokoi kalimin e Bazës së Bisht Pallës në duart e Damir Fazllicit dhe bashkëpunëtorëve të tij në klanin Berisha”. Pas kësaj ministri Arben Imami do të firmoste urdhërin “Për dalje ne lirim te oficerit aktiv Z. Artur Mecollari.

Motivacioni lirimit ishte: “shkeljeve të akteve ligjore dhe nënligjore, kërkesave të disiplinës ushtarake, mos-ushtrimit të përgjegjësive e të detyrave”. Ky urdhër është nxjerrë në bazë të një relacioni të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, i cili thuhet se ka mbledhur fakte për ushtrakun.

/BW

Please follow and like us: