Albspirit

Media/News/Publishing

Miqtë e një Irani të Lirë në Parlamentin Europian dënojnë fjalimin e planifikuar të Ministrit të Drejtësisë të regjimit iranian në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB

Deklaratë për shtyp – Bruksel – Miqtë e një Irani të lirë në Parlamentin Evropian – 26 shkurt 2018

Jemi tronditur nga njoftimet se Seyyed Alireza Avaei (a.k.a Avaee), i cili aktualisht është ministër i “Drejtësisë” në kabinetin e Presidentit Rouhani, është planifikuar të flasë përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë nesër më 27 shkurt 2018.

Alireza Avaei është aktualisht në listat e zeza të BE-së dhe Zvicrës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Bashkimi Evropian e shtoi atë në listat e sanksioneve të tij në tetor 2011, duke theksuar se “Si kryetar i gjyqësorit të Teheranit ai ka qenë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut, arrestimet arbitrare, mohimin e të drejtave të burgosurve dhe shtimin e ekzekutimeve”.

Avaei ishte më parë Prokuror i Përgjithshëm dhe anëtar i “Komisionit të Vdekjes” në provincën Khuzestan, në jug të Iranit. Ai dha ​​shumë dënime me vdekje gjatë masakrës së vitit 1988 të 30,000 të burgosurve politikë në Iran, të cilët kryesisht ishin nga opozita PMOI / MEK. Ky ishte një krim kundër njerëzimit.

Në një seancë dëgjimi të shoqërisë civile në Gjenevë në shkurt të vitit 2018, të mbijetuarit e ekzekutimeve të vitit 1988 dhe ekspertë ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut dëshmuan dhe emri i Avait doli në mënyrë të përsëritur për rolin e tij aktiv në masakër.

Duke folur nga Brukseli të hënën, Deputeti Gérard Deprez, Kryetar i Grupit të Miqve të Iranit të Lirë në Parlamentin Europian theksoi: “Ftimi i Alireza Avaie për të folur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së është një turp i madh dhe tallje e vlerave tona demokratike. Kjo është fyerje për shumë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran. Në vend të kësaj Avaie duhet të sillet para një gjykate ndërkombëtare për t’u përgjigjur për krimet në të cilat ka qenë i përfshirë në tre dekadat e fundit”.

 

Zyra e Gérard Deprez MEP

Kryetar, Miqtë e një Irani të Lirë

Parlamenti Evropian

Please follow and like us: