Albspirit

Media/News/Publishing

Sallatë ruse me kokainë, “ushqimi” që politika shqiptare po i jep publikut. Po LSI ku është?

“Sallata ruse” dhe kokaina kolumbiane. Dy partitë më të mëdha politike në vend PS e PD prej ditësh po sulmojnë njëra-tjetrën.

Nga PS janë aktivizuar të gjithë për të akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha se ka lidhje me rusët. Ndërkohë që FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një hetim për lobistin e Partisë Demokratike, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke informuar grupin për financimet ruse të PD, shprehet se ka dyshime se si u financua protesta 3-mujore e opozitës për reformën në drejtësi.

Ka shumë dyshime se si u financua protesta 3 mujore e opozitës për reformën në Drejtësi. PD vjet në pranverë lidhën 2 kontrata me Muzin që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump. Pagesat u bënë përmes 2 kontratat e PD-së dhe një kompani guackë Binniata dhe vlera totale shkon 675 mijë USD. Kontrata me Stonington është raportuar në SHBA që në mars, ndërsa me Binniata është mbajtur e fshehur për disa kohë dhe është raportuar ditën e fundit të detyrimit ligjor për të deklaruar”, tha Balla.

Si rrallë herë, kryeministri Edi Rama me 4-5 postime në ditë në Facebook ka sulmuar Bashën, atë që dikur e quante “djalë të mirë”. Nga selia blu gjuajnë me dy “gurë”: Kokainën e kapur në Durrës dhe për një takim që thuhet mes Ramës e Tahirit.

Për të dyja çështjet qeveria është angazhuar ti minimizojë. Për kokainën, ama nga qeveria nuk nguruan të merrnin për vete meritat e operacionit.

Për Tahirin, PS ka harruar të flasë dhe e ka “lënë në dorë të drejtësisë”. Ajo që vlen të theksohet është se nga LSI, veç dy-tre deklaratave të Petrit Vasilit për kokainën, të tjerët nuk janë përfshirë në këtë luftë deklaratash. Por pavarësisht të gjithave, në këtë vend çudia më e madhe tre ditë zgjat.

Please follow and like us: