Albspirit

Media/News/Publishing

Thaçi: Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e plotë të SHBA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, kanë konstatuar se Kosova është konsoliduar si shtet, por ballafaqohet me sfida rajonale e globale dhe përballja me to kërkon qasje gjeostrategjike të të gjithëve.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe forcim të perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, sot biseduam për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe tërë rajonit. Ne mbesim të përkushtuar për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe forcim të perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Së bashku konstatuam se Kosova është konsoliduar si shtet, por ballafaqohet me sfida rajonale e globale dhe përballja me to kërkon qasje gjeostrategjike të të gjithëve. Jemi të bekuar që në realizimin e aspiratave tona kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut tonë të përhershëm”, ka shkruar Thaçi.

Please follow and like us: