Albspirit

Media/News/Publishing

Kur moderatorët sharlatanë të medias bëhen palë me kapot e korrupsionit

 

Çerçiz Loloçi

Në llumin e madh të deputetëve që ka kjo legjislaturë, shpesh herë kam veçuar një prej tyre, Alket Hysenin, përfaqësues i Partisë Socialiste, duke e stigmatizuar me frazën “deputeti me syze bythëkavanozi”, thjesht dhe vetëm sepse e kam parë si një qënie që nuk përfaqëson asgjë që të lëjë gjurmë.

Por ky “deputeti me syze bythëkavanozi” ka qenë i preferuar për disa media vizive (pëlqim i pronarëve apo pagesë nën dorë e moderatorëve të shkalafitur) dhe kjo më ka shqetësuar më tepër sepse asnjë individ, i çfarëdolloj pozicioni qoftë nuk mund të sillet në ekran kur nuk ka asgjë për të thënë.

Duke i besuar këtij parimi, parandjenja ime u zbulua në emisionin “Të Paekspozuarit”, kur Irini Buo ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni se i ka vjedhur tokën në Dhërmi.  Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë. “Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim”.

Pas këtij denoncimi nuk kam parë asnjë reagim nga vetë personi i cenuar, “deputeti me syze bythëkavanozi”, as nga moderatorët apo pronarët e moderatorëve dhe as nga Partia Socaliste dhe Edi Rama që e ka përfshirë në organin më të lartë të një vendi, pushteti legjislativ.

Ntyrisht nuk dua të bëj orakullin në këtë aferë korruptive, por duke cituar “deputeti me syze bythëkavanozi” që kryeprokurorja e përgjithshme e pakohshme Arta Marku do ta tundë mirë, them se ky institucion duhet të marrë kryesisht nën hetim deputetin dhe të zbardhë krejt ngjarjen. “Deputeti me syze bythëkavanozi” nuk është politikani i vetëm që ka bërë çfarë ka dashur me pushtetin që i është dhënë, (ky person ka qenë dhe kryetar i një strukture shtetërore për pronat në bregdet), por mendoj se shteti ligjor bëhet më i besueshëm për qytetarët dhe ndërkombëtarët kur ndëshkon këdo që cenon ligjet dhe normat e tij.

Please follow and like us: