Video/Fjalimi që ndryshoi historinë e Kosovës
19 vjet më parë, SHBA së bashku me aleatët e NATO-s filluan ndërhyrjen ushtarake në Serbi përmes sulmeve ajrore.
Pas refuzimit të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq për të vendosur paqen, presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton dha urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese. Sulmet ajrore vazhduan deri me 9 qershor, ku edhe u arrit marrëveshja e Kumanovës. Më poshtë keni një pjesë nga fjalimi i ish-presidentit Bill Clinton natën kur filluan sulmet ajrore.
“Qytetarët e mi amerikanë, sot forca jonë ushtarake iu bashkua aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës, kemi vepruar për disa arsye, për të mbrojtur jetët e mijëra njerëzve të pafajshëm në Kosovë nga ofensivat ushtarake si dhe kemi vepruar për të parandaluar një luftë më të madhe. Qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për të ruajtur paqen. Duhet të veprojmë në Kosovë para se të ndodhë e njëjta gjë sikurse në Bosnje e Kroaci. Sot ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s jemi pajtuar të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë, atë çfarë duhet të bëjmë për të kthyer paqen. Misioni ynë është i qartë, të demonstrojmë seriozitetin e qëllimit të NATO-s, që udhëheqësit serbë të kuptojnë se nuk do të lejojmë ofensiva të përgjakshme kundër të pafajshmëve në Kosovë. Shkurt nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëj paqe, ne do të limitojmë kapacitetet e tij për të bërë luftë. Tani dua të jem i qartë me ju, ka rreziqe në këtë ndërhyrje ushtarake, për pilotët tanë dhe njerëzit në tokë, mbrojtja ajrore e Serbisë është e fortë, ata mund të vendosin për të intensifikuar sulmet në Kosovë, apo të kërkojnë të na lëndojnë neve apo aleatët tanë. Nëse e bëjnë këtë ne do të çojmë një përgjigje të fuqishme”, tha mes tjerash Bill Clinton.