Mblidhet kryesia e Partisë ‘Ora e Shqipërisë’
Gjatë këtij takimi që zgjati dy orë u morën një sërë vendimesh të rëndësishme. Në fjalën e tij kryetari i Partise ‘Ora e Shqipërisë’, av. Zef Shtjefni shtroi një sërë detyrash dhe problemesh për miratim para kryesisë së partisë, ku u miratuan këto vendime:
- Për fillimin e procedurave për pranimin e partisë në organizata politike europiane.
- Themelohet Akademia Politike e Partisë ‘Ora e Shqipërisë’, ngrihet grupi i punës e kryesuar nga nënkryetarja Mira Kovaçi, për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për ta vënë në zbatim.
- Ngrihen katër grupe pune për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Zefi. Ata do të punojnë që partia të kandidojë në zgjedhjet lokale në 61 bashkitë e vendit.
- Të zhvillohen zgjedhjet në forumin Rinor të Partisë ‘Ora e Shqipërisë’ sa më parë.
- Të zhvillohen zgjedhjet në forumin e Gruas, ku ngarkohet për ndjekje nënkryetarja, Mira Kovaçi.
- Për situatë politike në vend, Kryesia e Partise vendosi të thellojë bashkëpunimin me partitë e djathta me qëllim që kjo qeveri t’i ketë ditët e numëruara, ngarkohet nënkryetari Martin Përkeqi për ndjekur bashkëpunimin me partitë politike.
- U miratua certificata e Partisë ‘Ora e Shqipërisë’, për të dekoruar personalitete, që do të kontribojnë për përparimine e kësaj force politike në fusha të ndryshme. Certifikata e Mirënjohjes do të mbajë emiri e një personaliteti kombëtar dhe ndërkombëtar, një nga kollosët e kombit tonë Gjergj Fishta.
- U vendos takim çdo muaj me kryesinë në Zyrën Qendrore të Partisë ‘Ora e Shqipërisë’, që ndodhet në Rr. ‘Irfan Tomini’, pranë ish-NISHRAK Tiranë.
Please follow and like us: