Shtëpia e shpirtrave të Lulzim Bashës
Shkrimtarja e madhe Isabel Allende, një nga kryeveprat e saj të mëdha ka “Shtëpia e Shpirtrave” e shkruar rreth viteve ’80 dhe botuar në Shqipëri në vitet ’90. Një libër i shumë lexuar që më pas u kthye edhe në një film po aq të suksesshëm.
Historia e këtij romani nuk ka shumë lidhje me Lulzim Bashen, por titulli i tij është personifikimi i plotë i mbledhjes së djeshme që Lulzim Basha organizoi me grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së.
Në mbledhje nuk mungoi edhe Berisha, që i tha në sy Lulzim Bashës se presidenti i Perusë ishte dorëhequr sepse ishte kapur duke vjedhur 20 vota, ndërsa Luli ynë u kap duke vjedhur Partinë Demokratike dhe askush nuk do t’ja dijë. Për më tepër vazhdon aksionin e tij opozitar duke i dhënë oksigjenin e fundit LSI-së, të ciles po i mbaron fryma.
LSI-ja është në një krizë të thellë, ka një erozion intensiv në të gjithë Shqipërinë dhe Lulzim Basha e mbledh me grupin parlamentar të PD-së duke bërë bashkë listen e tij të deputetëve dhe ish-ministrat e korruptuar të Edi Ramës.
Nëntë muaj më parë, Lulzim Basha hoqi ministrat e Berishës, duke mbajtur prej tyre vetëm ndonjë servil apo sharlatan si rasti i Genc Polos. Një akt politik që shumë njerëz mund ta vleresojnë sepse ai largoi ish-ministrat e Berishës dhe dha një shenjë ndryshimi në PD. Në fakt, dje Lulzim Basha si në shumicen e rasteve, lëpiu atë që pështyu.
Lulzim Basha mori në mbrojtje ish-ministrat e LSI-së, që ende kanë ftohur karriget e pushtetit, që janë akuzuar për korrupsion, që po shkojnë drejt prangave dhe Luli i mori në mbrojtje.
Basha po e kthen Partinë Demokratike fatkeqësisht në “Shtepinë e tij të Shpirtrave”.
Veprimi i djeshëm për të bashkuar qesharakët e Lulit, me “skifterët” e Metës, ishte një vepër shpëtimi e Lulzim Bashës për LSI-në, se është i bindur që me Moniken në krah mund të fitojë zgjedhjet, por në fakt ka përpara një humbje të garantuar.
Lulzim Basha tregoi se nuk ka vizion, është i pamundur, nuk ka forcë që ti japë energjinë Partisë Demokratike, që të krijojë modelin e saj dhe me forcen e shembullit të tregojë se është ndryshe. Basha nuk mundet ta bëjë këtë.
Ai nuk mundet të mbledhë pas vetes të gjithë kontribuesit, nuk mund ti bashkojë demokratët sepse nuk ka forcë, është i dobët dhe i vogël, ai mjafton të ketë vulen, për të nuk kas asnjë vlerë se PD po kthehet në “Shtëpinë e Shpirtrave” dhe dje mori në mbrojtje ish-ministrat hajdut të Ilir Metës dhe i dha oksigjen LSI-së, duke e mbajtur atë gjallë megjithëse po jep shpirt, ashtu siç ka dhënë vizioni politik i Lulzim Bashës./ CNA.al