Tomor Alizoti dhe gjiri i Lulit
Dje Lulzim Basha me stilin e tij të “show man-it” bëri një ftesë publike drejtuar kritikëve të tij. Ai ju drejtua Tomor Alizotit, ish-drejtuesi i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, i cili u dorëhoq pas skandalit të vetë Lulzim Bashës që ngriu dhe rikandidoi pas humbjes së turpshme të 25 qershorit. “Eja Tomor! Ejani të gjithë ju dhe të bashkohemi në gjirin e PD, është vendi, është institucioni, është garancia e vetme për të drejtat e pa përmbushme”-tha dje Basha në një aktivitet me ish-të përndjekurit politik dhe më pas kreu i PD-së shprehu një ndjesë të thellë, nga ato që ndien vetëm Luli. Ndjesë që Basha e bëri për të larë duart si Ponc Pilati, pasi lëshoi deputetin e tij miliarder Agron Shehaj që të zhdukte nga datat historike të Shqipërisë 20 shkurtin dhe simboliken e tij. Duke vrarë për së dyti dhe duke ju futur thikë pas shpine dhe duke ju trazuar plagët ish-të persekutuarve. Për Bashen ata nuk ekzistojnë. Për të ekzistojnë oficeret, kunetërit, shërbëtoret e piramidave dhe maska e gënjeshtarëve. Por çfarë mund të jetë Tomor Alizoti në gjirin e Lulit apo kritikët të cilët i kanë shkatërruar imazhin dhe i kanë çmontuar besimin në opionin publik Lulzim Bashës. Pas marrëveshjes me Edi Ramën në parlament Basha tha “Kur më gënjen një herë është faji yt, kur më gënjen dy herë faji është i imi”. Ndoshta Tomor Alizoti, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami e dhjetëra e dhjetëra demokratë të tjerë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën janë të gjithë fajtorë. Nuk ka asnjë mëdyshje. Janë fajtorë sepse e pranuan Lulzim Bashen si kryetar në vitin 2013 dhe pastaj u gënjyen prej tij pa ndalim deri diten ku i përzuri nga shtëpia e tyre, përjashto Berishen të cilin e gënjen edhe sot. Si mund të shkojë dhe të qëndrojë Tomor Alizoti në gjirin e Bashës? Nuk ka asnjë diskutim që mund të jenë pjesë e Partisë Demokratike, por asnjë prej tyre nuk mund të qëndrojë në krah të Lulzim Bashës, njeriu që forcen politike që shembi muret e diktaturës e ka kthyer në SHPK-në dhe biznesin e tij privat. Ndjesa e Lulit nuk mjafton, gjiri i tij është gjiri i shkatërrimit. Prandaj, vështirë se Tomor Alizoti e shumë të tjerë mund të gënjehen nga ndjesa e Bashës që në fakt është maska dhe gënjeshtra e radhës./CNA.al