Një ish gjyqtar i shkarkuar nga KLD në krye të SHÇBA
Një ish gjyqtar i shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 2002 është komanduar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në krye të shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Ish gjyqtari në Vlorë dhe Gjirokastër, Agim Hysi është shkarkuar nga KLD për shkelje të detyrës. Ai do të zëvendësojë në detyrën e drejtorit të SHÇBA-së , Eduart Merkajn i cili u emërua drejtor kundër krimit të organizuar dhe policisë kriminale.
Ky institucion ka një rol kyç edhe në procesin e vetingut që do të nisë në radhët e policisë së shtetit.
Please follow and like us: