Ministri i Jashtëm grek Kotzias viziton Tiranën të enjten
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të jetë ditën e enjte në Tiranë. Mësohet se ai do të qëndrojë për disa orë në kryeqytet, ku pritet pë zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Ndalesa e tij në Tiranë do të jetë disarorëshe, pasi udhëtimi i ministrit grek është drejt Vjenës për t’u takuar me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov, për emrin e Maqedonisë.
Please follow and like us: