Albspirit

Media/News/Publishing

Mrikë Rafuna: Te flas përmes heshtjes…

Të flas përmes heshtjes
Ajo çfarë ishte për t’u thënë u tha;
Tani më asnjë fjalë nuk ka rëndësi
Jo sepse fjala di të jetë torturë.
Fjalë që dinë të magjepsin
Dhe njëkohësisht të shkatërrojnë
Fjalë të cilat thurin ëndrra
Që ndërtojnë pallate lumturie
E që shemben papritur
Në heshtje….
Dhe në heshtje të mendoj
Kam frikë nga kujtimet
Kujtime që ngjasojnë në dragoj të lodhur
Jo nuk dua t’i zgjoj më
Ashtu në heshtje të përçoj mesazhe
Që përmes fjalëve asnjëherë nuk munda të t’i them.

Please follow and like us: