Mevi Rafuna: Roje gërmadhash…
Zhurmat u shuan
në mjegullën që
mbështolli
këtë tokë të harruar,
ku çdo pikë gjaku
në trëndafil të bardhë
mbiu.
Mizoria këtu ishte zot
ndër shekuj,
u harruan të gjithë etërit
dhe të njomët vogëlush.
Në trupat e tyre
ushqeheshin krimbat
për të marrë mbretërinë
e këtij dheu të lashtë.
Kanë mbetur
vetëm gërmadhat
heshturazi rrëfejnë
vuajtjet që bota i fshehu.
Dhe ca zogj
që bëjnë roje
e vajin
lëshojnë përmes cicërimash.
“Toplicës”
Please follow and like us: