Shkencëtarët: Po zbulojmë ilaçin e pavdekësisë
Që të deklarohesh zyrtarisht i vdekur në shumicën e vendeve, duhesh të përjetosh humbjen e plotë të funksionit të trurit, ose ‘vdekjen e trurit’. Dhe përderisa ky është fundi absolut dhe i pashmangshëm i njerëzve, një kompani në SHBA beson se mund ta mposhtë këtë fund. Bioquark, një kompani e kujdesit shëndetësor është duke studiuar teknologjinë e riparimit dhe reanimacionit, duke thënë se vdekja mund të mos jetë e ‘pashmangshme’ dhe se njerëzimi ka arritur në një pikë për ta testuar këtë. “Neve na thuhet nga mjekësia se vdekja e trurit është e pashmangshme dhe duhet të konsiderohet si pika e fundit”, tha Ira Pastor, shef i Bioquark. “Ose është e shmangshme? A kemi arritur në një pikë teknologjike ku jemi në gjendje që ta shtyjmë vdekjen për të parë nëse kjo është e vërtetë?”, shtoi ai. Mungesa e oksigjenit, që ndodh si pasojë e mos qarkullimit të gjakut, çon në humbje të përhershme të funksionit të trurit. Por tani konfirmimi i vdekjes është më e komplikuar, për shkak se është e pamundur të mbash zemrën në jetë pasi truri ka pushuar së funksionuari. Kjo mund të bëhet duke e mbajtur një person në ventilator, i cili lejon trupin dhe zemrën që të furnizohet me oksigjen në mënyrë artificiale, për shembull.
Në Britani dhe SHBA, ndryshe nga vendet e tjera, një person konfirmohet se ka vdekur vetëm kur funksioni i trurit ka pushuar përgjithmonë. Pastor është pjesë e një projekti të quajtur “ReAnima”. Ky projekt ka për qëllim që të eksplorojë teknologjinë biomjekësore për neuro-rigjenerimin dhe neuro-reanimacionin njerëzor. Misioni i projektit është që të fokusohet në hulumtime të vdekjes së trurit, për të gjetur mundësinë e mbajtjes në jetë të trurit edhe pasi furnizimi i trupit me oksigjen të ketë përfunduar.
Please follow and like us: