Avdush CANAJ: Në amfiteatrin e yjeve ka orë letrare
Sonte,
në amfiteatrin e yjeve
ka orë letrare
për DITËLINDJEN E 66-të
të ALUSHIT.
ALUSH CANAJT.
Vargjet e tyre lexojnë
të gjithë poetët martirë
të pranverës sonë.
Dilni në ballkone
kur del hëna, dilni!
T`i dëgjoni edhe ju
vargjet e Alushit
me melodinë e erës.
Do t`iu buzëqeshë
nga dritarja e një ylli.
Kur del hëna,
dilni në ballkone,
sonte!
Please follow and like us: