Identiteti kombëtar i shqiptarëve prevalon mbi integrimin sllavo-maqedon në Europë
Dashamir Uruçi*
Po rritet gjithnjë e më shumë, numri i intelektualëve shqiptarë që po i thonë “Jo”, referendumit të “Nacionalistëve Maqedonas të Moderuar”, të socialdemokratit Zaev.
Koha ka vërtetuar më së miri se maqedonët asnjëherë, nuk i kanë mbajtur premtimet kur kanë qenë në pikëpyetje, interesat e shqiptarëve.
Marrëveshja e Ohrit është provë e gjallë e dështimit të angazhimeve të politikës maqedone, për respektimin e të drejtave njerëzore, politike e kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.
Edhe “Marrëveshja e Prespës” midis Greqisë e Maqedonisë është një marrëveshje tërësisht antishqiptare.
Aty jo vetëm nuk përmenden fare dhe për asgjë, shqiptarët por fshihet njëherë e përgjithmonë gjuha shqipe, nga defteri i gjuhëve në Maqedoni.
Gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të jetë Maqedonishtja, kështu është shkruar hapur, e zeza në të bardhë, në marrëveshjen e dytë liqenore, atë të Prespës…!
Disa intelektualë po heshtin e të tjerë po thonë ‘t’i hapim rrugën njëherë integrimit e pastaj bisedojmë për të drejtat e shqiptarëve”.
Ata harrojnë dinjitetin e grekërve që për gati 30 vjet, nuk i hapën rrugën Maqedonisë, për një emër që në fund të fundit, nuk i prekte interesat ekzistenciale të Greqisë.
Në këto zhvillime tronditëse e shumë të dëmshme për ne, janë shqetësuese, qëndrimet e neveritshme të partive politike shqiptare, në Maqedoni si dhe heshtja e Tiranës zyrtare.
Që të dyja palët e kanë ulur kurrizin përballë presionit greko-maqedon dhe diktatit të Europës së Pabashkuar, ku lutemi të hymë, me të gjitha llojet e kushteve…!
Tragjikomedia qëndron në faktin se tanët, në emër të politikës së madhe që populli medemek nuk e kupton ”kanë rënë në mendime të thella” ndaj dhe po heshtin.
Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye t’i thonë ‘Po’ një referendumi, për emrin e një republike, ku nuk përfillet prezenca e tyre dhe ku gjuha shqipe nuk llogaritet fare; në një vend ku shqiptarët e panumëruar janë më shumë se 50 përqind e popullit.
Shqiptarët, nuk duhet t’i hapin rrugën për në Europë një vendi ku shkelen brutalisht e ditën për diell, të drejtat e tyre kombëtare e njerëzore, këtë radhë të shkruara mirë e në prezencë të ndërkombëtarve.
Marrëveshja e Prespës, kjo marrëveshje e dytë liqenore nuk duhet të miratohet kurrë nga shqiptarët.
Fshirja e gjuhës shqipe, hapur e pa drojë nga shqiptarët, është një shenjë ogurzezë që i çon të drejtat e tyre aty ku kanë qenë, njëqind vjet më parë.
Partitë politike shqiptare në Maqedoni si parti të kapura prej vitesh, nga paratë e maqedonasve dhe presioni i ndërkombëtarëve, nuk mbrojnë më interesat e shqiptarëve, por kolltukun e tyre politik.
Populli duhet të derdhet shesheve e t’i thotë ‘Jo’, këtij referendumi skandaloz.
Mesa duket, bashkëjetesa artificiale shqiptaro-maqedone ka marrë fund.
Ka ardhur koha e thirrjes madhështore “Iliriada Republikë”…!
UNIONI SHQIPTAR I SHOQËRISË CIVILE.