PD publikon dokumentet: Plani i Veliajt për ndërtim kullash te Liqeni
Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj Ina Zhupa ka publikuar dokumente, sipas të cilave faktohet plani i kryebashkiakut Erion Veliaj për të ndërtuar kulla te Liqeni Artificial. Zëdhënësja e PD Zhupa tha se dokumentet faktojnë qartësisht se Veliaj është duke ndërtuar kulla dhe po iu merr frymën njerëzve që jetojnë në kryeqytet.
Deklarata e plotë
KULLA KUDO, ky është plani i pasurimit dhe mbajtjes së pushtetit të Veliajt dhe Ramës. Kulla në qëndër, kulla te 7 xhuxhat, kulla te teatri, kulla te bulervardi i ri por edhe kulla tek e vetmja mushkëri e qytetit: Liqeni artificial i Tiranës. Dokumentat tregojnë që tashmë është bërë fakt që do të ndërtohen kullat në liqen, thjesht plani masakrues për shëndetin e qytetarëve është shtyrë deri në zgjedhjet lokale. Plani është i qartë me paratë e drogës blejnë mandatin e Mister Mashtruesit (Erioni Betoni) dhe pastaj fillon pastrimi i parave dhe arkëtimi i milionave euro nga kullat e reja. Por në plan kanë harruar qytetarët e Tiranës që nuk do ta lejojnë një krim të tillë.
Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkise Tiranë hapesiren prej 25 004 m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës .
Në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë që është miratuar me vendimin nr.1 datë 14.4. 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, zona e Gardës së Republikes pikërisht pasuria e tjetersuar prej 25 004 m2 , ështe emërtuar TR169 dhe plani zhvillimor i ka dhenë destinacion zone për ndërtime . Ne kriteret e vëndosura të tipologjisë së ndërtimit për këtë zonë TR169 ku shtrihej oborri i Gardës së Republikës , zona është miratuar me destinacion që do të ndertohen struktura lineare të gjata që quhen kulla ,kate që ofrojnë shërbime biznesi , kate banimi,parkingje etj. Ky miratim destinacioni është në kundërshtim me piken 4 të V.k.m Nr. 406, datë 4.7.2018 pasi Bashkia kushtezohet ne përdorimin e kësaj pasurie dhe duhet te perdor këtë pasuri që ti shërbej hyrjes së Parkut të Liqenit. Por me sa duket Veliaj me hyrje Parku nënkupton kulla hyrëse për pastrimin e parave të pista të mafias së drogës dhe ndërtimit.
Bashkëngjitur do te gjeni dokumentat zyrtare :
- Faqen nr.52 të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë ku përcaktohet tipologjia e strukturave dhe forma se si duhet të jenë , TIPI (H) Kulla – lloje ndertësash që rriten në lartësi.
- ORTOFOTO të Hartes së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që pasqyron detajet e studimit të Planit të Pergjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë , përkatësisht zonën e studimit TR169 ( Zona e Gardës së Republikës)
- Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë ,përkatesisht faqen 12 ku pasqyrohet tabela parametrike të njesive struktuore që permban kriteret ligjore të PPV për miratimin e lejeve të ndërtimit përkatësisht zonën TR169.
- V.k.m nr. 406, datë 4.7.2018 që ka ndodhur miratimi i tjetërsimit pronës publike (Oborri i Gardës së Republikës).
- Planvendosjen e lëshuar nga ZRPP Tiranë për pasurinë prej 25 004 m2 (Oborri i Gardës së Republikës).