Xhoi Jakaj: Prindi i kujdesshëm, jo thjesht prind biologjik!
Kufiri midis paraadoleshentit dhe Adoleshentit.
Në bashkëautorësi me psikologen e njohur Anxhela Peza Paraadoleshenca sfidat e prindërimit ku pason librin Adoleshenca në filtrin e dashurisë libra të cilët i vlejnë tej mase lexuesit qofte ky një prind, një mësues, një psikolog apo gjithkush që ka marëdhënie me para dhe adoleshentët, halla, tezja, motra apo vëllai më i madh, çoftë dhe një dado që kujdeset për këtë target moshe. Eksperienca ma do të jap këshilla për prindërit si të përformojnë me fëmijet e tyre, ku duhet të përqëndrohen që të jenë të suksesshëm e të rrisin fëmijë pa trauma. Kam kohë që drejtoj dhe një qendër sociale e kam hasur probleme të jashtëzakonshme të mardhënieve të veshtira që shpesh artificialisht vetë prindërit i krijojnë duke mos pasur eksperiencën e duhur në komunikim dhe drejtimin e fëmijës në kurse të shumta apo dhe duke mos iu dhënë mundësitë për t’u ushtruar në ato gjëra në të cilat fëmija ka vërtet talent. Një mama shumë e përkushtuar me familjen e saj gjatë mbledhjes së materialit për librin tim të dyte me rrëfen: Kam dy fëmijë njëri në moshën 9 vjeç dhe tjetri në moshën 12 vjeçare ky i dyti ka një ndryshim të jashtëzakonshëm në sjellje prej dy muajsh dhe familja ime po kalon një makth të vërtete, ai mbyllet në dhomën e tij me çeles, ose ngre zërin e muzikës e nuk na dëgjon, ose përgjigjet me fjali të shkurtra, ndonjëhere dhe fyese e me zë të lartë, i ka rënë interesi për shkollën, unë ndjehem një nënë e lodhur se krejt papritur mu shkatërrua harmonia në familje, mos ndoshta nuk kam qënë nje nënë e mirë për djalin tim?
Këto dilema unë i kam hasur shpesh gjatë punës në qëndrën time apo gjatë mbledhjes së informacioneve për ndërtimin e librit dhe ankthi i tyre ishte aq i madh sa flisnin me lot në sy dhe pa rrugëdalje, më ka ndodhur të lotoj dhe unë së bashku me ta, por zgjidhja më e mirë ishte të shkruaj e të ju gjëndem në momente kritike të jetës së tyre, fazë që pothuajse e kalojnë të gjithë prindërit që janë në pragun e parë të hyrjes së fëmijës tyre në adoleshencë dhe fundi i viteve të bukura të paraadoleshencës kur fëmija dëgjon,ka nevojën e lidhjes së fortë me prindërit, ështe më i sigurtë në shkollë dhe zbaton me përpikmëri ato që kërkojnë më të rriturit prej tij/asaj.
Në fakt mami është ajo që i fal fëmijës në paraadoleshencë, ngrohtësi, qetësi, siguri, e shoqëron pothuajse në shumë obligime apo kurse private dhe zgjidhje detyrash, e krejt papritur me hyrjen në adoleshencë kjo mardhënie e bukur fillon e zbehet, por ato nuk duhet të lënë për asjë çast pas dore përkujdesjen akoma ndaj tij/asaj e duhet të ulin ritmin e ledhatimeve dhe të kujdesit të mëparshëm pasi ata nuk e pranojnë më të trajtohen me butësi e përkëdhelje, madje rebelimi i tyre arrin shpesh në ekstrem sa prindërit shprehen unë nuk e njoh më fëmijën tim dhe këtë e thotë gjithë dëshpërim, dhimbje e lot në sy, me tepër në tërësi rebelohen fëmijët që kanë nëna të kujdesura deri në detaj ku dhe i lajnë djemte e tyre në paraadoleshencë, dhe këta sapo hyjnë në adoleshencë duan të shkëputen sa më parë nga kjo lloj mardhënie e ngrohte mëmësore e ndaj ndodh shpesh rebelimi i tyre.
Eh është nje fazë jo e lehtë për tu menaxhuar ndaj duhet të jeni vigjilentë e ta kaloni me qetësinë e duhur dhe me mencuri, shpesh kam hasur nëna që arrijnë deri aty sa thonë djali im nuk më do më, e më e keqja është që djemtë në adoleshencë në të shumtën e rasteve këte shkëputje e rebelim e bëjnë në mënyrë të vetëdijëshme që të krijojnë indipendencën e tyre dhe rebelimi i tyre është forma më e përkryer që ata të largojnë njerëzit më të afërt të cilët kujdesi i tyre u duket i tepruar dhe mohimi i lirisë së tij /asaj, dhe kjo shkëputje u ndodh shpesh edhe fëmijëve të llastuar apo përkedhelur nga prindërit, ju ka ndodhur të gjithëve në një hark kohor prej një viti kur krejtpapritur fëmija juaj nuk do të ia mbash dorën kur afrohesh te muri i shkolles gjë të cilën në paraadoleshencë nuk e kishte fare problem, apo kur afroheni për ta ledhatur në momentin e përcjelljes për në shkollë dhe ai që ndjen bezdi të madhe, por ju nuk duhet të lëndoheni apo ndjeni në heshtje se po e humbisni fëmijën tuaj, ama dozat e përkëdheljeve tashmë duhet ti ulni dhe ta pranoni njëherë e mirë që tashmë ai po rilind, dhe përballjet e tyre me trupin, hormonet, zhvillimet e shpejta e të befta nuk janë aspak të lehta për familjen tuaj as realitetin social në tërësi, suksesi dhe dështimi tyre tashmë nuk është në dorë të prindërve, ju nuk jeni më fuqiplotë ndaj tyre e proçesi në të cilën po kalon një i ri apo e re është plot vështirësi, pengesa, dilema, të papritura, zhgënjime, trishtim, hare, emocione pozitive apo dhe negative dhe për këtë gjëndje ju asnjëherë mos fajsoni veten, ama kujdesi dhe udhëheqja juaj në këtë rrugë të vështirë nuk duhet të ju mungojë për asnjë çast duke e orintuar mirë drejt pavarësisë së tyre të cilën e kërkojnë me çdo kusht.
Roli i prindërve do vështirësohet shumë, por të dy palët gjatë adoleshencës së vajzës apo djalit tuaj do përjetoni një stinë të re, një mardhënie të re, një rrugëtim të ri, ndryshe nga ajo në paraadoleshencë kur ata ishin totalisht” prone”e juaja.
Ndihmojini dhe mbështetini dhe kur gabojnë sepse shokë dhe miq ata do të kenë tërë jetën e tyre por prindër të cilët duhet ti duan sin ë të mirë dhe në të keq janë vetëm dy, dhe ruani mirë ekuilibrin midis të qënit mik i ngushtë apo prind kërkues dhe mbështetës sepse ata janë duke ndërtuar një rrugë rishtasi e sa e sa herë do e dëgjoni shprehjet që nuk i kishit hasur në paraadoleshencë si; Mami nuk mund të të duroj më, ty as këshillat e babit, ju jeni jashtë kohës në të cilën unë po rritem, ju nuk më kuptoni mua, po vazhduat më me këshilla unë do ju braktisë, ndaj kurajo dhe shumë përkushtim për të kaluar këtë moment dhe për ta udhëhequr në jetë pa trauma prindêr dhe miq për fëmijët tuaj, por të dyja në ekuilibër me njëra-tjetrën pa humbur rolin tuaj./gongnews.al/