Albspirit

Media/News/Publishing

77% e trafikut në Google është i koduar

google

Protokolli më i sigurt i internetit që gjigantët e online prej vitesh kanë treguar është pikërisht HTTPS. Ky i fundit është një protokoll i sigurt i internetit që kodon trafikun tuaj dhe e bën atë shumë më të vështirë për këdo që përpiqet të përgjojë bisedat dhe historikun e klikimeve.

Tani, sipas një Raporti Transparence nga Google, të fokusuar në HTTPS, botuar javën e shkuar, vetë Google është duke performuar mirë. Sipas këtij raporti që Tech Radar transmeton, 77% e kërkesave në serverët e Google janë të koduara, nga 50% në janar të vitit 2014 – edhe pse duhet të përmendim se këto shifra nuk përfshijnë trafikun e YouTube.

Shërbimi ndoshta më i rëndësishëm i Google, Gmail, është 100% i enkriptuar, siç është Google Drive, gjë që u shton pikë këtyre hapësirave për sigurinë që ofrojnë. Maps, Finance, News dhe Advertising janë të gjitha mbi 50%, ku dy të fundit tregojnë një rritje të madhe në dy vitet e fundit.

Please follow and like us: