IDLIB – Avionët luftarakë rusë po godasin një numër të madh të vendbanimeve civile dhe vijën e frontit të opozitarëve në qytetin Idlib, në veriperëndim të Sirisë.
Sipas informacioneve të poseduara nëpërmjet gazetarit të AA-së nga burimet lokale, avionët luftarakë në orët e pasdites kanë kryer sulm në perëndim të Idlibit dhe në veri të qytetit Hama.
Burimet thonë se në këto sulme avionët luftarakë të Sirisë kanë goditur vendbanimet civile dhe vijat e frontit të opozitarëve në rajonet Jisr al-Shughur, Bisenkul, Inneb, Sirmaniyye në perëndim të Idlibit dhe në rajonin Zeizun në veri të Hamës.
Edhe observatori i aeroplanëve të opozitarëve në një deklaratë nga rrjeti social është shprehur se “3 avionë luftarakë rusë të cilët janë ngritur nga baza ushtarake Khmeimim deri më tani kanë kryer 20 sulme”.
Po vazhdojnë sulmet e avionëve luftarakë, ndërkaq ende nuk ka informacione për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmet.
Idlibi, qytet në veriperëndim të Sirisë i cili ndodhet nën kontroll të opozitarëve ushtarakë dhe të grupeve të armatosura kundër regjimit, në takimin e Astanës më 4-5 maj të vitit 2017 ishte shpallur “zonë të deeskalimit”. Mirëpo regjimi dhe kohë pas kohe Rusia po vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore ndaj rajonit.