Albspirit

Media/News/Publishing

Kleves Bitro: Cili do të ishte homazhi më i mirë i PD-së për Azemin?

 

PD përkujton nesër një tjetër përvjetor të Azem Hajdarit me veten e saj sërish në opozitë. Janë lajmëruar homazhe tek memoriali i Azemit dhe sigurisht që do të shkojnë shumë njerëz. Pyetja që qëndron varur mbi kokat e opozitarëve me fibër qëndrese e që kanë njohur nga afër aksionin politik dhe karakterin e Azemit është se cili do ishte homazhi më i vecantë këtë radhë? Me të vërtetë, a nuk duhej që secili prej atyre që thashë më lart e që e kanë parë Azemin në aktivitetin e tij politik në përballjen me vdekjen dhe komunizmin të bëjnë një pyetje ndrgjegjes së tyre: Çfarë do të donte Azemi kësaj radhe?

Nëse do pyetesha unë sigurisht që e kam një përgjigje. Po po një përgjigje sa të thjeshtë aq edhe logjike edhe pse nuk kam qenë pranë Azemit në aksionin e tij të furishëm opozitar me çdo pushtet padrejtësie. Unë do të doja të nderoja Azemin këtë radhe pa Ramën Kryeministër dhe pa i thënë se PD është ende në opozitë. Por ky është mendimi im dhe ai nuk është përfaqësues apo i matshëm i shumë demokratëve, për sa kohë nuk jam aq i rëndësishëm për të pretenduar se ndoshta kam të drejtë. Për mua pak rëndësi ka që përvjetori i Azemit të jetë një rutinë vizitash, kumtesh e përbetimesh tek memoriali apo në shtëpi tek bashkëshortja dhe fëmijët. Për mua do kishte rëndësi rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti. Kështu do më duhej të kurseja frymën e fjalimeve dhe të guxoja të shihja drejt në sy familjen e tij. Po të isha dikush me shumë rëndësi e që mund të dëgjohesha do të flisja atje para të gjithëve e nuk do kisha frikë dhe as turp që të thosha se opozita dhe PD kryesisht, duhet të kishin ndalur me kohë Ramën në ecurinë e tij anormale në krye të qeverisjes, e cila është kthyer në një fushë të hapur të hakmarrjes politike që kërkon të burgosë deri edhe Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

Instalimi i një shteti qartësisht policor nga ana e EdiRamës është këmbana që duhet të ishte dëgjuar me kohë nga opozita, e cila duhet të kundërpërgjigjet me ato metoda që i shkojnë për shtat një situate nën një rregjim policor. Nëse nuk tregohet vendosmëri në këtë përgjigje, atëhere nuk do të jetë çudi që pas hekurave të burgjeve të shohim këdo nga demokratët, jo sepse ata kanë bërë ato që thonë kundërshtarët e tyre politikë se kanë bërë, por thjesht me ndalimin e tyre shpresohet nënshtrimi përfundimtar i opozitës dhe krijimi i një opozite nga zyrat e Ramës të tipit “Topi” që do i shërbente instalimit përfundimtar të diktaturës neokomuniste.

Ndaj drejtuesit e PD nuk kanë se çfarë presin më për të ndalur revanshistin Rama, sepse nëse nuk e bëjnë, atëhere koha dhe kushtet do të thërrasin në ndihmë të zgjidhjes së këtij problemi të madh të demokracisë, këdo tjetër që do garantojë besimin qytetar. A do të ishte dakort Azemi me mua? Nuk e vë dorën në zjarr…

Po ju miq për të kundërtën?…

Please follow and like us: