Kush po përgatit terrenin për akte terroriste kundër refugjatëve të PMOI-MEK në Shqipëri?
Iranianët e PMOI-MEK, pjesëtarët e së cilës janë të strehuar në Shqipëri, kanë reaguar pas kronikës së transmetuar në televizioni britanik Channel 4, disa ditë më parë.
Reagimi i organizatës PMOI-MEK:
Më 6 shtator, televizioni britanik Channel 4 transmetoi një program kundër MEK. Ky program është prodhuar sipas një marrëveshjeje të shëmtuar me regjimin fashist fetar të Iranit për të përgatitur terrenin për akte terroriste kundër refugjatëve në Shqipëri. Programi përmbante lajme absolutisht të rreme, si dhe përsëriste fjalë për fjalë të njëjtat gënjeshtra që Ministria iraniane e Inteligjencës ka shpërndarë kundër MEK për dekada të tëra.
Të gjithë personat e intervistuar në program janë agjentë të njohur të Ministrisë iraniane të Inteligjencës, dhe lidhja e tyre me regjimin është nxjerrë në shesh që më përpara në deklaratat e Komitetit të Sigurisë dhe Anti-terrorizmit të NCRI.
Më 2 shtator 2018 dhe përpara se programi të transmetohej, Komiteti i NCRI-së për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin lëshoi një deklaratë ku shpjegonte qëllimin e këtij programi. Në një pjesë të deklaratës thuhet:
Dokumenti që Znj. Hilsum ka ndërmend të ‘nxjerrë në shesh’ si një ‘vlerësim rreziku’ nga ‘Policia shqiptare’ nuk është dokument i ri dhe ka qenë publikuar më përpara nga shumë uebsite të lidhura me inteligjencën e regjimit iranian dhe Channel 4 është thjesht më i fundit i këtyre grupeve. Zyrtarët shqiptarë nuk e kanë konfirmuar kurrë këtë raport.
Burimet e këtij raporti kanë qenë të gjithë agjentë të njohur të MOIS në Shqipëri, të cilët mbajnë lidhje me ambasadën iraniane në Tiranë, dhe lidhja e tyre me regjimin iranian ka qenë zbuluar që më përpara dhe autoritetet përkatëse shqiptare janë informuar.
MOIS dhe forca terroriste Quds, për shkak se dy nga komplotet e tyre më të mëdha terroriste të planifikuara kundër Rezistencës, d.m.th. komploti për të bombarduar festimin e Noërouz (Viti i Ri pers) në mars në Shqipëri, dhe bombardimi i tubimit të madh të iranianëve në Paris më 30 qershor, u parandaluan, kanë një nevojë të dëshpëruar për ta denigruar MEK-un në mënyrë që të justifikojnë aktet e tyre të mëparshme terroriste, dhe që të përgatisin terrenin për akte të mëtejshme.
Kjo është një taktikë e njohur e regjimit iranian: ndërrimi i vendit të viktimës me atë të tiranit. Ky është një regjim kriminal i cili ka ekzekutuar mbi 120,000 anëtarë e mbështetës të MEK si dhe anëtarë të rezistencës iraniane dhe vetëm në verën e vitit 1988, ky regjim masakroi mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë e mbështetës të MEK.
Për t’i mbuluar këto mizori si dhe për të larguar vëmendjen nga regjimi i tyre kriminal, ata blejnë programe të ngjashme me britanikun Channel 4 në mënyrë që të denigrojnë MEK-un, si viktimën kryesore të këtij regjimi; dhe përmes gënjeshtrave e lajmeve të rreme e portretizojnë MEK-un si një grup terrorist, të rrezikshëm, kult, grup të dhunshëm etj., për ta mashtruar opinionin publik, dhe për të përgatitur terrenin për akte të mëtejshme terroriste./syri.net/
https://www.facebook.com/100010445585784/videos/pcb.693446261013554/693444424347071/?type=3&theater