Albspirit

Media/News/Publishing

PMOI (MEK) është thelbësor për revolucionin në Iran

Irani është në prag të revolucionit, siç tregon edhe kryengritja e vazhdueshme iraniane e cila nuk mund të shtypet nga Regjimi Iranian, por është e rëndësishme të vihet në dukje se kjo gjë nuk është rezultat i fatit apo shansit, por i punës së fortë e të vazhdueshme të forcave të Rezistencës demokratike Iraniane.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe lëvizja e organizuar e Rezistencës Iraniane përfaqësojnë një kërcënim të madh për vazhdimin e sundimit të mullahëve, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Regjimit për të përgojuar e masakruar MEK-un. I kanë quajtur “terroristë”, kanë ekzekutuar mbi 120,000 anëtarë të MEK, dhe kanë burgosur qindra mijëra të tjerë. Por kjo gjë nuk do ta ndalë MEK-un.

MEK ka punuar për përmbysjen e këtij Regjimi që nga viti 1979, duke parandaluar veprimet e liga të Regjimit përmes njësive të rezistencës brenda Iranit dhe duke planifikuar rënien e mullahëve përmes grevave e protestave të organizuara.

Zyrtarë të shumtë të Regjimit po shprehin shqetësimin e tyre se MEK mund të ta drejtojë së shpejti popullin drejt një revolucioni të ri, dhe përpiqen të theksojnë rolin e lëvizjeve të tjera të rezistencës në mënyrë që ta largojnë fokusin nga MEK. Kjo tregon se strategjia e MEK po funksionon dhe se ajo është forca më e rëndësishme në revolucionin e popullit iranian.

Please follow and like us: