Nora Malaj: Kur uria ulëret!
Kur uria Ulëret! “Mos humbni kohën tuaj me anketat sociale. Ajo çfarë u intereson të varfërve, është varfëria. Ajo që u intereson të pasurve, nuk na intereson”.
Që të mos fshihemi pas gishtit duhet ta shohim realitetin në sy, se ai po bërtet aq fort sot, saqë po na bënë të kuptojmë se nesër do të jetë shumë vonë për të rregulluar këtë situatë të trazuar! Lajmi i fundit i indeksit global të urisë, tregon se jemi vendi më i uritur në Europë! Ne vendi më i uritur në Europë, ndërkohë që për nga resurset, secili nga banorët që jeton në Shqipëri, do ta fillonte jetën me një mesatare mbi minimumin jetik të saj?! Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 53-ta në botë, ndër 119-të shtete, ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 48-të. Përkeqësim ka edhe në pikëzim, çka do të thotë se, rënia e Shqipërisë në këtë renditje nuk është rrjedhojë e përmirësimit të të tjerëve, por e përkeqësimit në vendin tonë. Madje, ky është niveli më i ulët historik. Shqiptarët sot ushqehen më keq se në vitin 2000. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit ndërkohë, Shqipëria renditet e fundit në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë indeks, radhiten vetëm vendet që e vuajnë problematikën e urisë, dhe jo vendet e zhvilluara. Tre nën-indikatorët kyç mbi të cilët përpilohet indeksi janë: zinxhiri ushqimor, vdekja foshnjore, si dhe kequshqyerja e fëmijëve. Çfarë po ndodh me ne sot?? Varferi, mjerim, kequshqyerje, pasiguri jete dhe të gjitha këto nuk jane shpifje, as genjeshtra e shantazhe, po ta shohësh realitetin ne sy! Sot Uria po Ulëret! Ajo me tentakulat e saj është ulur kembëkryq te familjet e varfra dhe të mesme në Shqiperi dhe i ka mbërthyer për fyti. Sot askush nuk duhet të krenohet me gjendjen ku jemi katandisur, aq më shumë qeveria, po të marrim masa se neser do të jetë shumë vonë! Sot armiku më i madh se varferia është uria! Të paktën 290 mijë shqiptarë, sipas një raporti të Organizatës së Ushqimit dhe Agrikulturës, nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Raporti i këtij viti për urinë vlerëson se në këtë gjendje është 10 për qind e popullsisë totale në Shqipëri – përqindja më e lartë në Europë. “Sipas shpjegimit që i bëjnë Kombet e Bashkuara, treguesi i prevalencës ekstreme të pasigurisë ushqimore ndahet në dy kategori: Pasiguri e lehtë dhe pasiguri ekstreme. E lehta ka të bëjë me faktin se individët arrijnë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm, por cilësia dhe vlerat ushqyese që mbart ai janë poshtë standardeve. Kurse pasiguria e lartë ushqimore do të thotë marrje të ushqimit në nivele më të ulëta sesa kërkohet për të jetuar sipas një standardi të konsideruar normal. Pra, individi në këtë rast nuk arrin të konsumojë aq ushqim sa do dhe vlerat ushqimore nuk janë çështje diskutimi”. Kjo është tabloja qe na shfaqet sot dhe ku çdo qeveri do ta bente t’i vinte turp që drejton në këtë mënyrë! Kur uria bërtet, qeveria ka kohë që nuk funsionon dhe nuk drejton dot! Këto nuk janë thashetheme po realitet i vërtet, që këdo që e shikon, e trondisin për të ardhmen që do vij! Sa më shumë rritet uria, aq më e pasigurt bëhet jeta e qyetarëve në vendin tonë! Nuk ka më kohë për retorik! Ka ardhur koha të veprojmë për të mbrojtur jetën tonë! Ajo tashmë është në rrezik!
https://www.facebook.com/nora.malaj.79/photos/a.585494718223597/1651809524925439/?type=3&theater