Blinera Muzhaku fituese e çmimit special në Festivalin e Bullgarisë
Këngëtarja e re e talentuar nga Prishtina, Blinera Muzhaku ka përfaqësuar Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “New Music” në Bullgari , ku eshte nderuar me çmimin Special nga juria profesionale ndërkombëtare.
Për tri nete, zëra nga shtete të Ballkanit dhe Evropës, kanë performuar live para një jurie profesionale dhe audience të madhe. Në natën finale, këngëtarja nga Prishtina, Blinera me këngën e saj “Young Evropian” është shpërblyer nga juria profesionale më çmimin Special.
“ Isha e nderuar së pari që isha e ftuar te përfaqësojë Kosovën në një festival prestigjioz. Në të njëjtën kohë kisha përgjegjësi sepse përfaqësoja shtetin e Kosovës dhe dëshiroja ta prezantohesha sa më të mirë”, ka thënë për Blinera, per KultPlus.
Blinera Muzhaku nuk është hera e parë që përfaqëson Kosovën në festivale të ndryshme Ballkanike me suksese të njëpasnjëshme. Në festivalin e e Bullgarisë, në edicionet e shkuara kanë marrë pjesë emra të rëndësishëm të muzikës, si Elsa Lila dhe Elhaida Danin.