Albspirit

Media/News/Publishing

Seksologë seriozë rrëzojnë mitin e pikës G. gjatë aktit intim përpara ligjit shqiptar për shpifjen

Ka plot që mendojnë se që të eksitosh deri në orgazmë një femër, duhet të kërkosh për të gjetur pikën G. Ja që ajo nuk ekziston. Dhe për ta vërtetuar këtë, u desh të bëhen ca studime, madje serioze. Në kryeqytetin britanik Londër, ekipi i ekspertëve të King’s College, kanë publikuar rezultatet e kërkimit në një raport të posaçëm.

Sipas studimit, pika G është vetëm një mit, nuk ekziston në realitet

‘E ashtuquajtura “Pika G”, e cila sinjifikon shkencërisht pikën maksimale të kënaqësisë gjatë aktit seksual duket se është vetëm një “mit”, pasi në realitet ajo nuk ekziston’, – thuhet në konkluzionet e studimit të botuar në gazetën e Mjekësisë Seksuale Londër.

Seksologja, Dr. Beverly Uhipple, nga ekipi i ekspertëve të King’s College në Londër, tha se zona e pakapshme erotike për gratë është thjesht një “vend i arsyes”, bazuar në faktin e paaftësisë për të gjetur dëshmi shkencore të ekzistencës së saj. ‘Një imagjinatë e femrave’, – e ka cilësuar pikën G, Dr. Beverly Uhipple. Ndërsa shkencëtarja tjetër, Phd Andrea Burri, shprehet: ‘Është e papërgjegjshme që të japësh besim për ekzistimin e diçkaje që nuk është testuar’. ‘Kjo ushtron presion psikologjik mbi gratë edhe burrat’, – shtoi koordinatorja e studimit, Andrea Burri.

Por si lindi teoria e ‘Pikës G’?

Pika G u lançua më shumë se 50 vjet më parë, kur gjinekologu gjerman Ernst Grafenberg vlerësoi se ekziston një mur para vaginës në një lartësi prej rreth 2 inç e gjysmë. E sipas tij, për të arritur tek ai mur ka ca vështirësi, por nëse kapet, sigurohet orgazma.Pas gjermanit Grafenberg disa studiues italianë thanë se ata ishin në gjendje për ta gjetur këtë “mur” duke përdorur skaner tejzanor. Sipas shkencëtarëve nga Italia, kjo është një zonë me ind të dendur brenda vaginës dhe ndaj shkaktohet edhe kënaqësia më e madhe seksuale. Por studimi i mëtejshëm përmbysi këtë ide dhe sugjeron se ka shpjegime të tjera për këtë densitet të ndryshëm qelizash brenda vaginës së femrës.

Please follow and like us: