Konkursi i bukurisë ‘Miss bullafiqja’, po eja ngopi me ushqim këto femra
Një konkurs bukurie ndryshe, për të vlerësuar një bukuri ndryshe, atë të femrave mbipeshë. Në Ukrainë, u mbajt konkursi i bukurisë Miss “Plus size” për vitin 2018. Një spektakël i veçantë, këtë të hënë në Kiev, ku u ngjitën në pasarelë vajza mbipeshë, për të shfaqur bukurinë e tyre. Të veshura me të brendshme, me fustane mbrëmje dhe me fustan të bardhë, vajzat dhuruan spektakël të vërtetë në spektaklin e mbajtur mbrëmjen e së hënës. Sakaq fituesja e këtij konkursi, emri i së cilës nuk bëhet publik, do të përfaqësojë Ukrainën në konkursin botëror të bukurisë për femrat e mbushura në Filipine, World Plus Size 2018. Për të rrëmbyer kurorën, konkurruan 22 vajza, të cilat u shoqëruan në skenë me tinguj muzike nga disa këngëtarë të njohur vendas.