Albspirit

Media/News/Publishing

Ish –presidentja Jahjaga takon komunitetin shqiptar në Montreal

 

Montreal-Kanada/E ftuar nga shoqata shqiptare “Kosova” në Montreal, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi në një darkë miqësore disa nga familjet shqiptare të shtunën në mbrëmje. Në një udhëtim zyrtar 3-ditor që ajo pati në Kanada, Jahjaga kish në agjendën e saj edhe takimin me komunitetin. E shoqëruar nga stafi dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Lulzim Hiseni, ish-presidentja shprehu kënaqësinë e takimit me bashkëkombasit e saj. Fjalën e hapjes e mori ambasadori i Kosovës, Hiseni, cili falenderoi të gjithë të pranishmit. Sipas tij është shumë e rëndësishme të qëndrojmë bashkë, të jemi një zë në përcjelljen e shqëtësimeve tona por nuk harroi pa përmendur dhe falenderoi se Kanadaja ka qenë një ndër shtetet e para që hapi dyert në kohën më të nevojshme për liri. Ish-presidentja Jahjaga, në fjalën e saj, u përmendi të ftuarve vizitën e saj në Parlamentin e Ottawas, rëndësinë që i dha kauzës që solli me vete, të ngrejë zërin për dhunën seksuale të ushtruar ndaj femrës kosovare në kohën e luftës. Ajo foli për Diasporën dhe progresin positiv të të gjithë shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Kanada për të cilët shteti i Kosovës ndihet krenar. Gjithashtu nuk u la pa përmendur edhe ngritja e institucionit të Ambasadës së Kosovës në Kanada, 3 vite më parë e cila u realizuar si një nevojë e përfaqësimit zyrtar të këtij komuniteti. Kthimi në vendlindje është një akt së cilës ish-presidentja i dha një theks të veçantë, për ruajtjen e marrëdhënieve, vlerave shqipfolëse por edhe për trasnmetimin e kulturës. Ajo i inkurajoi ata për vazhdimësinë e suksese të tyrë të cilat reflektojnë edhe në ruajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve por mbi të gjitha në progresin e shtetit të Kosovës. Ndryshimet që shihen sot në këtë shtet, janë mëse reale falë edhe përkushtimit. Ky komunitet është një urë mjaft e fuqishme e marrëdhënieve diplomatike, politike e ekonomike mes dy vendeve. Me anë të një bashkëpunim mes Ministrisë së Diasporës dhe Ministrisë së Arsimit, ish-presidentja Jahjaga shpërndau disa libra për të gjithë fëmijët. Duke e parë të arsyeshme dhe mjaft të rëndësishme, sidomos ruajtjen e gjuhës shqipe, ajo falënderoi të gjithë komunitetin për ruajtjen e traditës shqiptare edhe pse mijëra kilometra larg. Të gjithë fëmijët e pranishëm u pajisën me abetare shqip, duke lënë kështu edhe një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë të mos harrojnë rrënjët dhe kulturën shqiptare./albanian monreal press/

Please follow and like us: