‘Don’t f*ck them’, reagon Kumbaro: Mos bini pre e përkthimit…
Një ditë pasi postimi me mesazhin e saj, “Nëse shkoni në shtëpi me dikë që nuk ka libra, atëherë “don’t f*ck them”, bëri xhiron në rrjetet sociale dhe lumit të madh të komenteve që e pasuan, ka ardhur dhe reagimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.
POSTIMI I KUMBAROS
Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në ‘kurrizin’ tim.
I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti😄
Please follow and like us: