Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Do punojmë që Meta të bindet për Sandër Lleshin

Duke folur në mbledhjen e grupit të tij parlamentar, Edi Rama ka deklaruar se Meta po kërkon konflikt me mazhorancën. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por tv Klan ka zbardhur nje pjese të fjalimit.

“Nuk jemi për konflikt me Presidentin. Edhe pse vendimi i Presidentit është një ftesë për konflikt, me apo pa dashje, ne nuk duam. Ne kemi detyrë të ezaurojmë çdo mundësi, por nuk do të qëndrojmë në pozitë të diktuar. Emërimi nesër si zv.ministër është fillimi i procesit, jo fundi. Nesër do të fillojmë t’i krijojmë Presidentit bindjen, është hapi i parë. Nesër në seancë do të kërkojmë shkarkimin e Xhafës dhe pas seancës nesër emërimi i Sandër Lleshit zv.ministër. Ne nuk na dikton askush, jemi shumica, kemi mandat për të udhëhequr Shqipërinë por s’duam konflikt. Ne do rrimë në binarët e Kushtetutës, na takon ta mbrojmë atë. Mos dekretimi i është shkelje e kushtetutës, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese na krijon këto probleme, por ne duhet të gjejmë mënyra të tjera. Parlamenti është sovran, merr vendimet e veta”, ka thene Rama./klan tv/

Please follow and like us: