Albspirit

Media/News/Publishing

Notre-Dame: Flamuri i Kosovës ishte në listën e Pallatit Elysse

Paria e Katedrales së Parisit Notre-Dame ka bërë të ditur se vendimi për vendosjen e flamurit të Kosovës në brendi në katedrales në kuadrin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të është marrë në Pallatin Elysse.

Një zëdhënës i Katedrales i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve France Presse se në katedrale janë vendosur flamujt e shteteve të të gjithë të ftuarve në manifestimin përkujtimor me rastin e këtij përvjetorit jubilar.

“Notre-Dame nuk mban qëndrimin e askujt dhe nuk meret me diplomaci”, është shprehur zëdhënësi.

Vendosja e flamurit të Kosovës në Katedralen e njohur të Parisit ka nxitur reagime të ashpra në Serbi. Mes atyre që kanë reaguar me mllef ka qenë edhe ministri i Punëve të Jashtme i serbisë, Ivica Daçiq, i cili e ka cilësuar këtë si “skandal të madh”. Por, ai e ka pranuar se Serbia është e pafuqishme ta ndryshojë këtë vendim.

Në Serbi ka pasur edhe thirrje drejtuar Presidentit Aleksandar Vuçiq që të mos marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në shenjë proteste ndaj vendosjes së flamurit të Kosovës. Por, Vuçiq është treguar më realist. Ai ka kujtuar se flamuri i Kosovës tashmë valon në të gjitha kryeqytetet e shteteve më të rëndësishme të Perëndimit. (ylliria press)

Please follow and like us: