Alexis Tsipras: Do t’i zgjidhim të gjitha çështjet me Shqipërinë
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shekulli”. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Alexis Tsipras, thekson rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis dy vendeve
Erjon Dervishi
Samiti i Paqes në Paris mblodhi krerët kryesorë të Bashkimit Evropian dhe të botës. Përfundimi i Luftës së Parë Botërore dhe Samiti i Paqes solli në tryezën e diskutimeve liderët kryesorë botërorë: Kryeministri Kanadasë, Justin Trudey, Presidenti i Turqisë Edogan, Kancelarja Angela Merkel, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Alexis Tsipras, ai i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe organizuesi i këtij eventi, Emmanuel Macron. Fjalimi i Kryeministrit Tsipras u ndoq nga afër nga studentë dhe media të ndryshme ndërkombëtare. Gjatë fjalimit të tij, Tsipras u përqendruar tek domosdoshmëria e dialogut midis shteteve dhe bashkëpunimit reciprok. Në të njëjtën kohë, gazeta “Shekulli”, gjeti mundësinë për të intervistuar Z. Tsipras.
Shekulli: Z. Kryeministër, duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit midis Shqipërisë dhe Greqisë, cilat janë rezultatet raportet midis dy vendeve fqinje? Kam parasysh këtu ecurinë për të gjetur një zgjidhje në lidhje me Marrëveshjen e delimitimit të zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, çështjen e varrezave greke, dhe situatën e fundit në Jug të Shqipërisë?
Tsipras: Në lidhje me pyetjen tuaj mund të them që çështjet janë në diskutim e sipër. Të dyja palët interesohen për dialogun dhe bashkëpunimin reciprok. Shmangia e incidenteve është mëse e domosdoshme. Ky është edhe leksioni që na vjen nga Lufta e Parë Botërore. Të mos përsëritet më ajo histori. Ballkani Perëndimor e ka rrugën në Bashkimin Evropian. Të gjitha marrëveshjet midis nesh do të zgjidhen. Pra, të gjitha. Çdo situatë është në bashkëpunim. Çdo dokument është transparent. Interesat midis vendeve janë reciproke. Edhe Bashkimi Evropian rekomandon të njëjtën gjë. Ne jemi fqinj dhe duhet të bashkëpunojmë. Këtu jemi në Samitin e Paqes dhe ajo që duhet të bëjmë është të arsyetojmë dhe të jemi në kërkim të një bashkëpunimi më të mirë. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis nesh do t’i shërbejë një bashkëpunimi më të thelluar dhe efektiv. Greqia e mbështet Ballkanin Perëndimor për në Bashkimin Evropian. Jemi shteti që zgjidhi problemin shumëvjeçar me Maqedoninë. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me Shqipërinë. Të gjitha marrëveshjet e mbetura pezull do të zgjidhen.