Zaev: Gruevski do të ekstradohet në Maqedoni
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka hedhur poshtë para mediave të gjitha spekulimet se ka marrëveshje mes tij dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevskit për tu larguar nga vendi. Zaev është shprehur i bindur se Nikolla Gruesvki herët a vonë do të kthehet në Maqedoni ku duhet të vuaj dënimin për veprën për të cilën është dënuar nga Gjykata, si dhe veprat e tjera që janë në procedurë gjyqësore. “Kemi lëshuar fletë-arrest ndërkombëtarë, kërkojmë që të ekstradohet Nikolla Gruevski dhe të kthehet në Maqedoni”, ka thënë Zaev. Gjatë ditës së martë, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski tha se ndodhet në Hungari ku ka kërkuar azil politik.
Please follow and like us: