Albspirit

Media/News/Publishing

Matilda Dulla flet për klipin e fundit, karrierën si dhe jetën private

Muzikë/Këngëtarja simpatike, Matilda Dulla flet për klipin e fundit, karrierën si dhe jetën private

Ndjek instiktin, së shpejti vjen albumi im i parë…

Hermes Nikaj

Matilda Dulla është tashmë një emër i njohur në botën e muzikës ku spikat për origjinalitetin në interpretimet e saj dhe që ndiqet nga shumë fansa dhe dashamirës brenda dhe jashtë vendit. Ajo flet rrallë për mediat dhe i pëlqen më tepër të shfaqet me artin e saj. Në një intervistë ekskluzive ajo rrëfehet për klipin e fundit, për karrierën, përkushtimin ndaj muzikës dhe shumë detaje të tjera, përfshi edhe jetën private.

 

Matilda, dëshiroj t’iu falenderoj për kohën që po i kushtoni kësaj interviste.

Është kënaqësi për mua si edhe për shumë kolege të miat.

Le të ndalemi tek klipi juaj më i fundit… Cilët ishin bashkëpunëtorët e këtij projekti?

‘Do jem me ty’, teksti dhe muzika nga Vullnet Ibraimi, violinë Adi Malaj, video ND film pro Endi Hoxha….

Sa këngë keni në repertorin tuaj dhe cila njihet si këngë hit? 

Kam disa materiale në youtube. Kjo e fundit ka qenë më e suksesshmja mendoj.

Kur keni plan për të realizuar ndonjë album?

Së shpejti, e mendoj për të sjellë një album me disa potpuri e këngë popullore.

Në sa vende të botës jeni ftuar për koncerte?

Prej pesë vitesh këndoj në diasporën shqiptare dhe jam e ftuar gjithandej.

Ku jeni ndjerë më mirë?

Në Zvicër.

Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë?

S’kam idhuj dhe nuk dua atë imitoj askënd, thjesht ndjek instiktin tim. Dua të jem vetvetja në gjithcka.

Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

Janë të shumta, por vlen për tu theksuar se po bëhen më të zonjat se vetë burrat.

Jeta private, si shkon?

Jeta private shkon shumë mirë.

Jeni supersticioze?

Jo aspak, besoj tek i madhi Zot, i qofsha falë!

Ushqimi juaj i preferuar?

Specialitetet e detit kryesisht.

Si do ta përkufizoni dashurinë?

Dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme që e shoqëron njeriun në rrugëtimin e tij jetësor.

Kur ndiheni mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo këndoni bukur?

Sigurisht që ndihem mirë kur më thonë se këndoj bukur.

Kur revoltoheni?

Kur nuk më vlerësohet puna ime.

Dhe për ta mbyllur: si qëndron raporti mes muzikes dhe familjes për ju?

I dua shumë dhe nuk bëj dot pa të dyja.

Please follow and like us: