Albspirit

Media/News/Publishing

Vera Kurti: Vjeshta ime

 

 

 

 

 

Vjeshta ime

s’e shoh më fytyrën tënde të bukur

prej së bardhës së ftohtë

jo si e bardha që përthyen rrezet e diellit

që trupit të mos depërtojë të nxehtët,

ngjyrat tu thyen e tu bënë pluhur

 

Vjeshta ime, befasisht

u gjende mes pabesisë së dimrit

si një vajzë naive

që krushqit e duan shpejt për nuse

ta preu ditën e nuk të la t’i bëje

ditët e nusërimit

 

Vjeshta ime

më plas buza tek shoh

buzëqeshjen tënde të ngrirë

por, ti je futur thellë brenda meje

e nuk ka dimër të të arrijë…

Please follow and like us: