Albspirit

Media/News/Publishing

Ribotohet libri SKËNDERBEU, NJË HISTORI POLITIKE

ME RASTIN E VITIT MBARËKOMBËTAR TË GJERGJ KASTRIOTIT- SKËNDERBEUT ribotohet libri
SKËNDERBEU, NJË HISTORI POLITIKE, NGA AUREL PLASARI

 

 

Titulli: Skërdebeu – Një histori politike

Autori: Aurel Plasari

Numri i faqeve: 944 fq

Çmimi: 2800 lekë

Botues: Botimet IDK

ISBN978-9928-136-53-4

    Libri Skënderbeu – Një histori politike është vlerësuar më 2018 me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për studimet më të suksesshme për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun në Vitin Mbarëkombëtar kushtuar figurës dhe epokës së tij.

 

     Vepra është ndarë në kapitujt: Arbërit dhe Arbëria politike përpara pushtimit osman ■ Ekspandimi turk në kontekstin europian-arbëror ■ Shfaqja dhe ngritja në histori e Gjergj Kastriotit ■ Shpallja e politikës së luftës ■ Drejt “Aleancës së krishterë” ■ “Luftëtar i Krishtit” mes Turkut dhe Venedikut ■ Ballë-për-ballë me Muratin II ■ Mes papës Nikollë dhe mbretit Alfons ■ Mes Kalikstit III dhe Alfonsit V ■ Me Piun II në kulmin e politikës ■ Me kryqëzatën dhe pa kryqëzatën e Piut II ■ Në ballafaqim me “Mehmet Pushtuesin” ■ Zhgënjimi prej kurjes së Romës ■ Ballafaqimi i dytë me “Mehmet Pushtuesin” ■ Ethet e vdekjes dhe fundi ■ Skënderbeu – hero semantic ■ Fjalorth termash historikë ■ Shkurtesa të arkivave dhe bibliotekave ■ Bibliografi e autorëve të cituar ose të përmendur

Please follow and like us: