Dashuria dhe puna në horoskopin javor, 19-26 nëntor 2018
DASHI
Veçanërisht e favorshme është kjo periudhë në të gjitha fushat dhe sidomos për ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës. Rrezatues, plot energji dhe optimizëm do të jeni gati për veprim, por është e nevojshme të shmangni ekzagjerimin dhe të mos humbni masën veçanërisht me Hënën e plotë në 23 nëntor, e cila ju fton të korrigjoni gabimet e së kaluarës dhe të krijoni një komunikim të mirë. Momente dhe emocione të bukura, udhëtime dhe shumë surpriza ju premton jeta sentimentale, ndërsa durim dhe këmbëngulje kërkon fusha profesionale.
DEMI
Hëna e plotë në datën 23 të muajit drejton vëmendjen tuaj në sektorin financiar dhe detyrimet tuaja ndaj të tjerëve dhe është momenti për t’i rregulluar ato. Nga ana tjetër, kërkesat dhe pretendimet tuaja janë rritur, duke planifikuar ndryshime në mjedisin tuaj të shtëpisë apo edhe një lëvizje. Mjaft premtues do të jetë sektori ekonomik për ju, duke rritur ndjeshëm fitimet, ndërkohë që mund të realizoni një blerje ose shitje apo të preokupoheni me një investim, mjafton të jeni të kujdesshëm dhe të mos nxitoheni.
BINJAKËT
Hëna e plotë në shenjën tuaj, ju sjellë ballë për ballë me shqetësime në të gjitha fushat dhe veçanërisht në atë profesionale si dhe në atë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Ndikoheni kryesisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës, por shanset, favorin e fatit, tendencën për ekzagjerim, vështirësitë në komunikim, tensionet dhe konkurrencën në fushën profesionale do të përjetoni të gjithë ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës. Ruani marrëdhëniet dhe bashkëpunimet që ju interesojnë dhe shmangni konfliktet me superiorët tuaj.
GAFORRJA
Hëna e plotë në datën 23 të muajit kërkon prej jush më shumë vëmendje në lidhje me shëndetin, duke u kujdesur njëkohësisht për çlodhjen dhe relaksimin tuaj. Sigurisht, detyrimet e larta profesionale dhe presioni që ju ndjeni nuk do t’ju lejojnë të përqëndroheni aty. Kështu që, atë që ju mund të bëni është të ngadalësoni ritmet, duke i kushtuar vëmendjen e duhur sektorit profesional, i cili premton sukses në të ardhmen e afërt. Promovoni planet e biznesit me durim dhe tregoni më shumë besim tek bashkëpunëtorët tuaj.
LUANI
Hëna e plotë në 23 nëntor është shumë erotike për ju duke ju ofruar bujarisht gëzim, dashuri, argëtim dhe të gjitha këto madje me një dozë ekzagjerimi, të cilat do të bëhen më të ndjeshme tek ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës dhe sidomos tek ju të ditëve të para. Në sektorin ekonomik shmangni shpenzimet e tepruara apo shpërdorimet, pasi mund të dalin detyrime që ju nuk i prisni. Ndërsa në fushën profesionale periudha është mjaft krijuese, prandaj mbështesni planet tuaja me një organizim më të mirë të programit dhe jetës tuaj të përditshme.
VIRGJËRESHA
Probleme dhe çështje në fushën profesionale dhe në ambientin familjar do të nxjerrë në sipërfaqe Hëna e plotë në 23/11 për ju që keni lindur në dhjetë ditët e para të shenjës dhe veçanërisht për ju të ditëve të para. Njëkohësisht nuk do të mungojnë tensionet në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, të cilat mund të ndikojnë negativisht në psikologjinë tuaj. Në fushën sentimentale disa nga ju mund të jetojnë një dashuri të madhe, prandaj përfitoni nga favori dhe shanset që ofrojnë 25 dhe 26/11 dhe mos hyni në kontradikta me të tjerët.
PESHORJA
Jeta juaj e përditshme është shumë intensive, nevojat tuaja profesionale do të jenë në rritje dhe pengesat, keqkuptimet dhe vonesat nuk do të mungojnë në këtë periudhë. Prandaj unë do të doja që të ngadalësoni ritmet dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj. Një udhëtim me miqtë do të bëjë që të harroni detyrimet e jetës së përditshme dhe të çlodheni disi. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet janë të një rëndësie të veçantë për ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës dhe kërkojnë vëmendjen tuaj, sepse ekuilibri i tyre varet nga një fije peri.
AKREPI
Vëmendja juaj përqëndrohet në fushën ekonomike dhe atë erotike. Lidhur me të parën, do të keni disa mundësi për të rritur të ardhurat tuaja, ndërkohë që është e nevojshme të shmangni riskun dhe shpenzimet e tepruara. Nga ana tjetër në fushën sentimentale do të keni dëshirë për flirt dhe dashuri me ekzagjerim të madh. Së fundi, në fushën profesionale ju do të jeni në gjendje të realizoni planet tuaja krijuese.
SHIGJETARI
Fati është me ju dhe universi komploton për të bërë jetën tuaj më të bukur dhe të këndshme, në fazë të parë për ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës. Ju jeni protagonistët e periudhës dhe do t’ju jepet mundësia për një zhvillim personal dhe profesional. Hëna e plotë përballë jush ndikon veçanërisht tek ju, optimizmi i tepruar dhe ekzagjerimi në përgjithësi, si dhe tendencat tuaja egoiste mund t’ju sjellin përballë me probleme që nuk i prisni dhe që nuk u keni dhënë rëndësi. Pra, kini kujdes se çfarë të thoni dhe shmangni tendencat për imponim në familje dhe në punë.
BRICJAPI
Hëna e plotë në datën 23 të muajit do t’ju jap mundësi për t’u çlodhur dhe për të mbushur bateritë për periudhën në vijim. Psikologjia juaj do të rinovohet mjaft të mos lini vend për mendime të dyta të cilat mund t’ju vendosin në dyshime dhe të mos i kushtoni vëmendje komenteve negative të të tjerëve. Në të njëjtën kohë, mund të ndjeni për pak se keni humbur kontrollin e situatës në fushën profesionale, por shumë shpejt, në 27 nëntor, do të gjeni formën tuaj dhe disiplinën që ju karakterizon.
UJORI
Hëna e plotë në aksin Shigjetari-Binjakët ju jep mundësinë për të takuar miq të rinj dhe të vjetër, me të cilët do të kaloni momente të bukura duke diskutuar së bashku dhe planet tuaja të mëdha. Nga ana tjetër, jeta juaj erotike do të jetë shumë interesante, ndërsa jeta sociale mjaft e theksuar edhe ju do të keni një tendencë për t’i jetuar të gjitha këto me një ekzagjerim të madh. Sidoqoftë, shijoni shoqëritë e ofruara në këtë periudhë, por njëkohësisht organizoni planet dhe hapin tuaj të ardhshëm.
PESHQIT
Vazhdoni të jeni aktiv me sy dhe mendje në sektorin profesional, ku fati është me ju dhe me shpirtin, zemrën dhe dashurinë në familjen tuaj. Kjo dilemë vjen fuqishëm me Hënën e plotë në datën 23 të muajit, e cila do të ndikojë fuqimisht tek ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës. Shmangni teprimet, ekzagjerimin dhe kontrolloni sjelljen tuaj pasi mund të krijohet një keqkuptim apo një konflikt me një bashkëpunëtor ose me një të dashur pa e kuptuar.