Shkrimtari amerikan Ford merr “Princin e Asturias”
Fondacioni spanjoll që ndan çmimin e ka cilësuar 72-vjeçarin si “kronist të mrekullueshëm të mozaikëve nga përrallat e ndërthurura në shoqërinë amerikane”. Fitues të mëhershëm të “Princeshës së Asturias” (i cili më parë njihej si “Princi i Asturias”) kanë qenë emra të njohur si Philip Roth, Arthur Müller e novelisti irlandez John Banville. Në vitin 2009 këtë çmim e fitoi edhe shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare. Ky është çmimi më i rëndësishëm spanjoll në fushën e letërsisë dhe “peshon” 50 mijë euro.
I lindur në vitin 1944, Ford botoi romanin e tij të parë, “A Piece of My Heart”, në vitin 1976 para se të bëhej gazetar për gazetën sportive në New York. Eksperienca e bëri që ai në vitin 1968 të shkruajë romanin “The Sportswriter”, libri i parë nga katër të tjerë, ku si protagonist ka Frank Bascomben. I dyti, libri “Independence Day”, u botua në vitin 1995 dhe me këtë libër ai mori çmimin “Pulitzer”. Juria e fondacionit ka thënë se puna e Ford “është pjesë e një tradite të mrekullueshme të romaneve amerikane të shekullit XX” dhe shquhet “nga një ndjenjë epike, ironike dhe minimaliste”.
Banville, i cili e nominoi romancierin që të hyjë në garë me dy autorë të tjerë, e ka cilësuar Fordin si një shkrimtar të mrekullueshëm, i cili e meriton këtë çmim.