Albspirit

Media/News/Publishing

Pamundësia e ruajtjes së sekretit

Miku juaj ju pëshpërit në vesh:A mund të mbash një sekret?Natyrshëdhe gati automatikisht, ju përgjigjeni me një poTek ndarja e sekreteve ka diçka që duket si intime, sepse ajo ju lidh me një person tjetër përmes informacioneve të ndërsjella që shkëmbeniPastaj është edhe emocioni i një sekreti; një sasi e vogël adrenaline që ju bën të ndiheni mirë, duke ditur diçka që të tjerët përreth jush nuk e dinë. Megjithatë, sekretet janë gjëra të ndërlikuara. Pavarësisht nëse janë tonat apo na janë thënë nga dikush tjetër, ato mund të fillojnë të na rëndojnë me kalimin e kohës duke shndërruar në një peshë të padëshiruar pëmendjet tona. Natyrisht kjo në varësi të llojit të sekretit. Disa sekrete janë shumë të parëndësishme, pak a shumë si thashethemet në punë. Sekretet e tjera janë shumë me peshë, ndaj mund të jetë e vështirë të ndalosh së menduari mbi to. Sekretet mund të jenë edhe një bekim por edhe barrë. Akti i besimit ndaj dikujt, mund tju ndihmojë të afroheni më shumë me njëri-tjetrin dhe të krijoni një lidhje miqësie apo një marrëdhënie. Kur një sekret ka të bëjë me diçka të mirë, mund të përjetohet si i gëzueshëm, i lehtë dhe i veçantë. Nga ana tjetër, të mbash përbrendasekretet e të tjerëve mund të jetë e vështirë, pasi mund të shqetësoheni për tregimin aksidental të tyre. Edhe sekretet tona intime – ato që nuk mendojmë se mund t’ia tregojmë askujt  mund të fillojnë ta trazojnë mendjen tonë. Sekretet mund të pushtojnë mendimet tona dhe të çojnë nëlindjen e ndjenjave të stresit dhe ankthitNjë studim thotë:Sa më afër të jetë dikush me atë që po i rrëfen sekretin, aq më shumë mendja e tij endet drejt sekretit, duke parashikuar rritjen e ndjenjave të afërsisë, por edhe të ngarkesës psikologjike. Sa më shumë që një sekret të ketë mbivendosje me rrjetin e vet shoqëror, aq më shumë e fsheh sekretin në emër të tjetrit, duke parashikuar një rritje të ndjenjës të barrës”Problemi është se duam apo nuk duam, ne të gjithë kemi sekrete. Ajo që përbën një sekret është shumë personale. Disa njerëz i mbajnë disa informacione shumë konfidenciale, ndërsa të tjerët janë shumë të hapur për to. Ndonjëherë fakti nëse diçka është sekret për ne apo jo, përcaktohet nga përvojat tona kulturore dhe mjedisore, nga edukimi dhe marrëdhëniet tona. Thënë thjesht, një sekret është diçka që ju nuk dëshironi ta dinë të tjerët. Atëherë, pse kemi dëshirën për të treguar sekretet tona, dhe përse kemi disa sekrete që nuk duam ti zbulojmë asnjëherë?

Pse i ndajmë sekretet me të tjerët?

Sekretet formojnë një lloj atmosfere vetë-mbrojtëse. Ne kemi fuqinë tua zbulojmë ato vetëm atyre që duam. Ne mund tua tregojmë ato më shumë njerëzve më të afërt, dhe më pak të njohurve apo kolegëve. Jo gjithçka që nuk tregojmë lirisht është sekret. Është një zgjedhje aktive rreth informacionit që duam të përcjellim. Por ka gjithmonë nga ato gjëra, të cilat në nuk dëshirojmë që t’i dinë gjithë të tjerët përreth nesh. Gjëra për të cilat ne mendojmë shpesh dhe që nëse zbulohen mund të kenë ndikim tek ne ose tek të tjerët. Edhe atëherë, ekziston një nxitje instinktive për të ndarë sekretet tona, pavarësisht nga rezultati i mundshëm. Një pjesë e kësaj tendence, buron nga ndjenja se nuk mund ta mbajmë dot më sekretin; se ai po bëhet shumë i rëndë për t’u mbajtur ndaj duhet të dalë. Thënia e një sekreti dikujt, mund të duket si një çlirim; një lehtësim nga barra e të qenit i vetmi person që di diçka. Po ashtu e dimë se ndonjëherë zbulimi i një sekreti sjell pasojaËshtë kjo arsyeja pse në disa raste, ne ua tregojmë sekretet tona të huajve ose njerëzve jashtë rrethit tonë të zakonshëm shoqëror. Për shembull ju mund të bisedoni me berberin tuaj apo taksistinAi gjest ju lehtëson sepse e keni përhapur sekretin tuaj, por pa ia zbuluar pasojat njerëzve të gabuar. Këta njerëz nuk na njohin aq mirë sa për të na gjykuar në bazë të sekreteve tona, dhe nuk kanë gjasa që t’ia përcjellin atë të tjerëve kur ai ka pak rëndësi në jetën e tyre. Nëse po mbani shumë sekrete, mund të filloni të ndiheni sikur është shumë për ngarkesën tuaj mendore. Në këtë rast sekretet mund të kenë një ndikim negativ në cilësinë e jetës dhe mirëqenien tuajpsikologjikeNdërkohë mund të jetë shumë izoluese të ndihesh se zotëron njohuri që nuk mendon se mund tua tregosh të tjerëve, gjë që sërish mund të ketë një efekt negativ mbi shëndetin tuaj mendor. Në këtë rast, mund tju duhet të gjeni dikë me të cilin mund të bisedoni lirshëm. Ky mund të jetë dikush që është tashmë pjesë e jetës tuaj dhe të cilit i besoni. Ose mund të bisedoni me një psikoterapist mbi çështje të cilat nuk mund ti ndani dot me askënd tjetër. Megjithatë, situata është shumë më ndryshe kur të besohet sekreti i dikujt tjetër. Pra nuk thuhet sekret juaj  dhe kjo nënkupton se nuk keni problem nëse teprohet paksa. I vetmi person me të cilin mund të flisni për të, është ai që ju ua ka thënë sekretin. Kjo mund të jetë veçanërisht e vështirë nëse sekreti do të ndikonte dikë tjetër në rrethin tuaj shoqëror, dhe kjo barrë mund të jetë e vështirë për t’u mbajtur. Ne ndiejmë endtë njëjtën dëshirë për ta thënë atë, për të ndihmuar në lehtësimin e presionit të mbajtjes së saj, por nga ana tjetër kemi detyrimin të heshtim. Në këtë rast, mund të provoni të mbani një ditar që mund të jetë një burim i sigurt për sekretin që po mbani. Herë pas here, sekretet dalin gjithsesi, dhe ju duhet të përballeni me pasojat e kësaj. Kjo mund të ndodhë për shkak se keni ndarë rastësisht me dikë diçka që nuk duhet ta bëniapo që thjesht nuk mund ta mbanit më për vete. Ndërsa kjo mund të çojë tek ndjenjat e fajit dhe turpit, është më mirë të jeni të sinqertë me personin që ua tha sekretin. Ai do ta zbulojë gjithsesi dhe do të jetojë ndjenjën e fajin pse ndau një sekret, që në disa raste është po aq i rëndë sa vetë sekreti. Disa njerëz janë më të prirur për të treguar sekrete se të tjerët. Së pari, ne e dimë që sekretet mund të krijojnë lidhje socialendaj mund t’i përdorim sekretet që kemi për të siguruar një lidhje me një person tjetër. Ato mund të dalin gjatë bisedë pa ndonjë paramendim, ndërsa ne po përpiqemi të fitojmë besimin ose respektin e dikujt ose ti bëjmë ata të na pëlqejnë. Ju mund të pendoheni menjëherë për veprimin e kryer, por është e pamundur që një sekret tëjetë më i tillë pasi të ketë dalë. Disa njerëz janë më llafazanë dhe më të hapur se të tjerët, dhe sekretet mund të dalin më shpesh. Ndërsa të tjerët janë natyrshëm më të qetë dhe më tëmbyllurndaj kanë më pak gjasa për të përhapur një sekretPor numri i tyre mund të jetë më i madh nëse mbahen shumë. Një arsye tjetër pse mund të tregoni sekreteqë nuk duhet ti tregonit, është sepse ndiheni fajtorë që po i mbani ato sekrete. Kjo mund të jetë e vështirë, sidomos nëse jeni duke vënë në provë besnikërinë tuaj. Nëse dini diçka që do të ndikojë drejtpërdrejt tek dikush që e doni, mund të jetë shumë e vështirë të shmangni daljen e diçkaje nga sekreti që po ruaniPërpara se të filloni të përhapni sekretet, qofshin tuajat apo të dikujt tjetër, reflektoni pënjë moment mbi pasojat e mundshme. A po ia dorëzoni barrën dikujt tjetër, që mund të mos dojëta mbajë? Si do të ndiheni kur dikush tjetër di një nga sekretet tuaja më të mëdhaÇfarë do të ndodhë nëse ndani sekretin e një miku tuaj me dikë tjetër, dhe si do të reagojë ai? Ndonjëherë gjithçka që ju nevojitet, është të mendoni para se të flisni. Instinkti juaj do tju nxisë të vendosni nëse do t’i zbuloni sekretet tuaja apo do ti mbani ato të mbyllura brenda. / big think – bota.al

Please follow and like us: