Konstandin Grillo deklaroi se ishte tifoz i Serbisë, TVSH e shkarkon nga puna
Komentatori Kosta Grillo nuk është më pjesë e TVSH-së. Ai është larguar nga puna nga kryeredaktori Pano Xhixho. Ndërkohë Grillo ka lëshuar një mesazh të fortë për Xhixhon, në një intervistë për ‘Alpetnews’, duke shprehur bindjen e tij për kthimin në vendin e punës. Ndër të tjera ai ka rrëfyer se Xhixho ka qenë një notar i mirë dhe përpara se ta zëvendësonte, drejtonte një gazetë bastesh. Kujtojmë këtu se Kosta Grillo është i njohur për mbështetjen e tij ndaj kombëtares së Serbisë, deklaratë të cilën e bëri gjatë emisionit të Botërorit në Ora News.
Grillo u shpreh:
Para 2-3 viteve në Sportit në cilësinë e kryeredaktorit erdhi një njeri i cili mesa di unë ka qenë një notar i mirë, apo ndoshta edhe i zakonshëm, ç’rëndësi ka. Erdhi dhe më zëvendësoi mua që përpara se ta bënte këtë ka qenë një person që drejtonte një gazetë bastesh. E megjithatë Kostandin Grillon nuk e zëvëndëson kush, dhe nuk mund ta baltos askush, drejtësia do të vihet në vendin ku e meriton dhe unë si mbreti i komentimit siç më thërrasin të gjithë shqiptarët anembanë trojeve tona, do të shkoj në fronin ku më takon. Aty në televizionin më të mirë dhe më të vjetër në Shqipëri”.