Albspirit

Media/News/Publishing

Projekti për Unazën e Madhe, banorët i dërgojnë peticion kryeprokurores Marku

Banorët e “Astirit”, banesat e të cilëve parashikohen te shemben për të kaluar projekti i Unazës së Madhe, i kanë dërguar një peticion kryeprokurores Arta Marku. Ata i shprehin kreut të organit të akuzës shqetësimin për vendimin që qeveria dhe bashkia ka marrë, ndërsa i karkojnë asaj ndërprerjen e punimeve. Po ashtu ata i kërkojnë znj. Marku edhe lirimin e protestuesve përpara Parlamentit, ditën e enjte. Mes kërkesave të tyre është edhe nisja e një hetimi për përgjegjësit e dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve në protestë. Prej më shumë se 20 ditësha ata protestojnë për të kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave të tyre, duke kërkuar dëmshpërblim sipas vlerës së tregut.

Please follow and like us: